• e premte, 27 dhjetor 2024

Lambe Alabakovski transferohet në arrest shtëpiak

Lambe Alabakovski transferohet në arrest shtëpiak
Manastir, 9 qershor 2022 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Gjykatës themelore - Manastir ka vendosur që këngëtari Lambe Alabakovski, në këtë fazë të hetimit, të lëshohet nga paraburgimi në burgun e Manastirit dhe të transferohet në arrest shtëpiak. Dërgimin në shtëpinë e Alabakovskit e ka kryer policia e Manastirit, me çka është bërë e vlefshme kërkesa e avokatit të tij Darko Stefanovski, i dyshuari për djegien e derës së Qendrës kulturore "Ivan Mihajllov" në Manastir, të dërgohet në arrest shtëpiak. Shtëpinë e Lambe Alabakovskit në Manastir e mbikëqyrin nëpunësit policorë të SPB Manastir. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR