• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajmet e para në TV-studion e Kuvendit

Lajmet e para në TV-studion e Kuvendit

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Me lajmet e mëngjesit në orën 10 e 30 minuta, sot, fillon zyrtarisht produksioni i përmbajtjeve të reja programore të Kanalit të Kuvendit. 

Përveç transmetimeve të drejtpërdrejta të seancave plenare dhe xhirimeve të mbledhjeve të trupave të punës do të keni mundësinë që të ndiqni edhe përmbajtje programore me të cilat do të arrihet standard i ri në transparencën parlamentare, kështu që aktivitetet e Kuvendit t’u afrohen më drejtpërdrejt qytetarëve.

"Do të keni mundësi të ndiqni emisionin me karakter informative për aktivitetet ditore të Kuvendit 'Lajme' që do të transmetohen tri herë në ditë gjatë javës së punës edhe atë në orën 10:30, 14:30 dhe 18:30 minuta. I ftuar në lajmet e para të Kanalit të Kuvendit, sot (e enjte, 25 janar) në edicionin informativ në orën 14:30 minuta është Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesë.

Në emisionin "Brifingu ligjvënës" do të prezantohen ligjet e propozuara dhe të miratuara, me qëllim që publiku të informohet plotësisht dhe në mënyrë burimore për qëllimet e ligjeve të propozuara dhe të miratuara. Emisioni "Thesari i Kuvendit" ku do të prezantohen përmbajtjet e hapësirave të Kuvendit, historia dhe rëndësia e tyre.

"Intervista" ku do të përfshihen intervista me udhëheqjen e Kuvendit dhe të shtetit; me kryetarë të mëparshëm të Kuvendit; me përfaqësues të organizatave që marrin pjesë në procesin ligjvënës dhe ngjashëm.

Siç informojnë do të transmetohen edhe ngjarje që lidhen me shtetin tonë, ndërsa zhvillohen në Parlamentin Evropian, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe përmbajtje që dalin nga bashkëpunimi me kanale të tjera parlamentare.

"Gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare 2024 në Kanalin e Kuvendit do të keni mundësinë të ndiqni prezantimin politik falas të kandidatëve, gjatë fushatës, nga ora 16:00 deri në orën 22:00", thuhet në kumtesë.

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare do të transmetohet emisioni “Deputeti juaj” që do të prezantojë çdo deputet dhe emisioni "Brifingu Parlamentar Ekonomik", ku do të ketë debate mbi ligjet ekonomike. 

Periudha fillestare e punës së Kanalit të Kuvendit me përmbajtjet e prezantuara do të zgjasë gjashtë muaj, pas së cilës do të pasurohen përmbajtjet programore. fc/

Fotografia: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR