• e martë, 24 dhjetor 2024

Lëvizja Demokratike do të jetë emri i partisë së re politike të cilën e paralajmëroi Mexhiti

Lëvizja Demokratike do të jetë emri i partisë së re politike të cilën e paralajmëroi Mexhiti

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Partia e re politike të cilën para disa ditëve e paralajmëroi deputeti Izet Mexhiti do të quhet Lëvizja Demokratike. 

"Emri ishte publikuar sot pas përfundimit të afatit për dhënien e ideve nga qytetarët përmes platformës onllajn  www.lëvizja.mk", njoftuan nga lëvizja. 

Partia Lëvizja Demokratike zyrtarisht do të promovohet më 13 gusht. 

Mexhiti ishte një nga udhëheqësit e të ashtuquajturit "grupi i zjarrit" në BDI. Deputetët nga radhët e “grupit të zjarrit” në BDI, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, që prej disa ditësh edhe zyrtarisht veprojnë si të pavarur në shtëpinë ligjvënëse. Bashkë me ta do të veprojë edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili pas ndarjes nga Lëvizja Besa, ka vepruar i pavarur në parlament dhe më pas i është bashkuar grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR