Lëvizja BESA: Skandal korruptiv i Qeverisë edhe me paratë e BE-së
- Shkup, 29 korrik 2023
- Post By Fitore Curri
- 14:30, 29 korrik, 2023
Shkup, 29 korrik 2023
Shërbimi Evropian Kundër Mashtrimit (OLAF) ka njoftuar se ka zbuluar që në Maqedoni 18 keqpërdorime të fondeve të Bashkimit Evropian.
Pasi SHBA filloj të zbardh krimin në Maqedoni dhe të rris listën e saj të Zezë me funksionarët e pushtetit, tani edhe Bashkimi Evropian del hapur dhe thotë se Maqedonia është Lidere e keqpërdorimit të mjeteve të BE-së.
Kjo tregon se pushtetarët tanë, nuk qenkan të aftë vetëm për të vjedhur dhe zhvatur popullin e tyre por edhe paratë e BE-së.
Ky fakt është treguar se deri në cilën shkallë ka arritur krimi, korrupsioni dhe mashtrimet e kësaj Qeverie e udhëhequr nga BDI dhe LSDM.
Informatat e OLAF, janë tepër serioze dhe dëmtojnë thellë imazhin e shtetit, rëndojnë rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe pamundësojnë hyrjen e fondeve të BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Andaj kërkojmë urgjentisht që prokuroria përkatëse në vend, nëse nuk i ka të gjitha informatat rreth keqpërdorimeve, ti kërkojë ata nga OLAF dhe të veprojë menjëherë për të kërkuar përgjegjësi nga keqpërdoruesit.
I bëjmë thirrje kryeprokurorit Islam Abazi që nëse dëshiron të dëshmohet se nuk është zgjedhur prokuror për të mbrojtur Fikri dhe Ali Ahmetin, atëherë të vendos në funksion Prokurorinë dhe sa më shpejtë ti dorëzojë dëshmitë e OLAF para gjykatave të vendit.
Nëse Prokuroria e Islam Abazit do të mundohet të mbrojë keqpërdoruesit e fondeve nga BE, kjo nuk do të mund të jetë e përjetshme, sepse në këtë vend drejtësia do të zë vendin e saj shumë shpejt, por para drejtësisë do të dalin jo vetëm ata që kanë bërë keqpërdorime e krime, por ata ata që kanë mbrojtur krimin.
Për në fund, po u shpjegojmë qytetarëve se, tani është më se e qartë se pengesë e vendit për integrimin Evropian, nuk është opozita e cila kërkon heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe vendosjen e gjuhës shqipe, por qënka krimi i bërë edhe me paratë dhe fondet e BE-së.
Po del në shesh se kushtëzimet e vazhdueshme të BE-së për reforma dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit nuk qenkan vetëm për krimin e brendshëm që bëjnë funksionarët e vendit, por edhe për krimin ndaj BE-së.
Në fakt del se, krimi dhe korrupsioni i Qeverisë si me paratë e qytetarëve ashtu edhe me paratë e BE-së, janë arsyeja kryesore pse vendi jonë nuk mund të hap negociatat e BE-së.
___________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.