• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lëvizja Besa: "E përdala po shet moral" - BDI skenaret e orkestruara vet po mundohet t’ia mvesh Lëvizjes BESA

Lëvizja Besa:

Shkup, 16 nëntor 2023

BDI pasi planifikoi të gjitha aktivitetet për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit, dëshiron që fajin tja vë Lëvizjes BESA. Njëjtë sikur ua vendosnin fajin shqiptarëve kur i rrihnin nxënësit nëpër autobusë, për rastin “Alfa”, rastin “Monstra”, Kalanë dhe shumë raste të tjera. Imagjinoni, BDI ka aranzhuar gjithë aktivitetin, duke u koordinuar me Gruevskin, duke e planifikuar me Vuçiqin e duke e zbatuar me Zaevin e Kovaçevskin.

BDI mendon se qytetatët harrojnë se ajo bashkë me VMRO-DPMNE-në qeverisi për dhjetë vite, ku e bashkë planifikuan projektin "Shkupi 2014", kryqet nëpër gjithë fushat e kodrat e Maqedonisë dhe pasi i realizuan një pjesë të këtyre skenarëve edhe me LSDM-në dëshirojnë që fajin tja vendosin Lëvizjes BESA!

Ne si Lëvizja BESA deklarojmë me përgjegjësi më të lartë se nuk kemi asnjë lidhje me vendosjen e kryqit dhe nuk do e pranojmë vendosjen në Kodrën e Diellit. BDI të jap llogari, se çfarë plane tjera bën me Gruevskin dhe Vuçiqin?

Po ashtu mos na shesin moral më tej sepse i doli në shesh loja dhe del qartë se "prostituta" po na shet moral.

Lëvizja BESA

_________________________________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR