• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lëvizja BESA: BE opcion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me gjuhën shqipe

Lëvizja BESA: BE opcion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me gjuhën shqipe
28 tetor 2022 Lëvizja BESA sonte në qytetin e Strugës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore ku është debatuar për proceset e rëndësishme politike në Maqedoninë e Veriut. Në mbledhje fillimisht u diskutua për aktualitetin politik dhe për ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese. Kryesia Qendrore edhe njëherë rikonfirmoj qëndrimin e Lëvizjes BESA se kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues "20%" dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe.   Pikë tjetër e diskutimit ishte edhe procesi euro-integrues i vendit, ku Lëvizja BESA angazhohet maksimalisht që procesi integrues të zhbllokohet dhe të përshpejtohet anëtarësimi, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen e madhe evropiane dhe përqafimin e vlerave të saj, me theks të veçantë në reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
_________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR