• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lëvizja BESA: Apel profesionistëve të bëhen pjesë e ndryshimit

Lëvizja BESA: Apel profesionistëve të bëhen pjesë e ndryshimit
Shkup, 24 tetor 2022 Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar në hapjen e dyerve për të gjithë intelektualët, profesionistët, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë atyre që duan që potencialin e tyre individual ta vendosin në shërbim të përmirësimit të gjendjes politike, ekonomike dhe socio-kulturore në vend. Duke u nisur nga këto parime dhe konform organizimit të brendshëm partiak, Kryesia Qendrore e partisë në mbledhjen e fundit solli vendim që për organizimin e Sekretariatit të Departamenteve, të kemi një qasje inkluzive duke inkurajuar që në kuadër të këtij organi partiak të kyçen njerëz profesionistë nga lëmi të ndryshme që do bëjnë monitorimin e çdo veprimi politik të gjitha dikastereve ministrore të Qeverisë. Prandaj sot para jush paraqesim thirrjen publike ku kërkojmë nga çdokush që dëshiron që kapacitetin e vet profesional dhe intelektual ta vendos në shërbim të ngritjes së nivelit më të lartë të politikbërjes në vend, të aplikojë për të udhëhequr një nga 17 departamentet që janë pjesë e Sekretariatit të departamenteve pranë Lëvizjes BESA. Afati i thirrjes është 15 ditë, dhe gjitha aplikacionet do të shqyrtohen nga ana e Komisionit të posaçëm për zgjedhje të Drejtorëve të Departamenteve. Kjo formë që për herë të parë aplikohet nga një parti politike, dëshmon për kapacitetin politik të Lëvizjes BESA që pranë vetes të afirmojmë njerëz të cilët jo vetëm që ta kritikojnë dhe ta vlerësojnë punën e Qeverisë aktuale por të njëjtit përmes vizionit të tyre dhe potencialit profesional do ofrojnë zgjidhje më të mirë për problemet me të cilat ballafaqohet shteti, dhe gjithë ky angazhim do jetë i rrumbullakuar duke i ofruar qytetarëve të vendit një program politik i përpiluar nga profesionistët e sferave të ndryshme. Lëvizja BESA bëhet gati që pas zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, të udhëheqë me institucionet shtetërore duke i përfaqësuar shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në mënyrë më profesionale dhe dinjitoze, andaj ju bëjmë apel të gjithëve që të aplikojnë në këtë thirrje publike dhe të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e ndryshimit politik që na pret në të ardhmen. Thirrja publike zgjat 15 ditë që nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Lëvizjes BESA ëëë.levizjabesa.mk. Arafat Shabani, sekretar i Departamenteve pranë Lëvizjes Besa
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR