• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lëvizja BESA – Tearcë: BDI-ja e vulës mbrëmë erdhi në Tearcë për të parë dështimin një vjeçar të Nuhi Nezirit

Lëvizja BESA – Tearcë: BDI-ja e vulës mbrëmë erdhi në Tearcë për të parë dështimin një vjeçar të Nuhi Nezirit

Shkup, 5 shkurt 2023

Në komunën e Tearcës mbrëmë paskan qëndruar funskionar të BDI-së, ministra, zv/ministra dhe drejtor, për të pare dështimin e kryetarit të tyre të komunës, i cili për një vit qeverisje i ka dëshpëruar edhe votuesit e tij për mos realizimin e asnjë projekti në të mirën e banorëve të Tearcës. Edhe pse funskionarët e BDI-së, u krenuan me shumë projekte por fatkeqësisht që i kanë realizuar në komunat tjera dhe asnjë projekt të vetëm të realizuar në komunën tone.

Lëvizja BESA – Tearcë pyet publikisht gjithë udhëheqësinë e BDI-së së vulës, se përse Komuna jonë duhet të jetë e anashkaluar gjithmonë në realizimin e projekteve?! Pse komuna jonë është e fundit sa i përket transparences? Pse kryetari Nuhi Neziri po merr vendime në dëm të banorëve të Tearcës? A u tregoj Nuhi Neziri qeveritarëve se ai po shet pronat e fshatit pa i konsultuar banorët?

Shihet qartë se pushtetit i mbaruan gënjeshtrat, andaj ka filluar edhe me manipulime të ndryshme ndaj qytetarëve. BDI nuk bëri asgjë për 20 vite qeverisje, përkundrazi ajo varfëroj qytetarët dhe i detyroj ata të largohen nga vendi.

Në fund Lëvizja BESA – Tearcë e përkujton kreun e BDI-së se ai duhet të heq dorë nga deklaratat populiste për bashkimin e shqiptarëve, fillimisht ai le ta bashkoj subjektin e tij e më pastaj të bëj deklarata pompoze për të tërhequr vëmendjen e opinionin publik nga “flaka” brenda partisë së tij.

Lëvizja BESA – Tearcë

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR