• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lëshohet në përdorim salla e rinovuar për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike

Lëshohet në përdorim salla e rinovuar për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Salla për operacione në Klinikën universitare për sëmundje ortopedike sot është lëshuar në përdorim. Bëhet fjalë për rinovim të plotë të sallës së parë për operacione me hapësira ndihmëse, dhoma për pushim dhe dhomë për para mjekim prej rreth 150 metra katrorë.

Vlera e përgjithshme e investimit është 15 milionë denarë, të siguruara nga Fondi për shëndetësi dhe donacione. 

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçesvski, morën pjesë në ngjarjen, tha se në këtë Klinikë çdo vit kryhen 1.600 intervenime kirurgjike, ndërsa tani me sallën e re të rinovuar për operacione, numri do të rritet deri 2.000 intervenime kirurgjike në nivel vjetor. 

Mexhiti vlerësoi se kjo sallë nuk ishte në përdorim nga viti 2017 dhe me rinovimin e saj, seriozisht po përforcohen kapacitetet e institucionit. 

"Do të doja të theksoja se kjo klinikë është shembull për menaxhim të suksesshëm të një institucioni shëndetësor publik. Para tre viteve tërësisht u rinovua Klinika, e gjithashtu u krye transplanti i parë i kockës në vend. Para një muaji, nga Buxheti i Ministrisë kemi fituar një shtyllë të re artroskopike, të dedikuar për pacientët. Rregullisht investohet në pajisje të reja, implante dhe investohet në nëpunësit shëndetësorë", shtoi Mexhiti. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR