Lëndohet rëndë një punëtor në "Korridorin 8" privohet nga liria një shtetas turk
- Një person nga Balndolli i Vjetër i Gostivarit është lënduar rëndë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në autostradën e re Gostivar - Kërçovë nga "Korridori 8".
Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Një person nga Balndolli i Vjetër i Gostivarit është lënduar rëndë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në autostradën e re Gostivar - Kërçovë nga "Korridori 8".
Siç informon MPB-ja, bëhet fjalë për RN (29), ndërsa rasti në polici është raportuar dje, në orën 13:05, nga Qendra Mjekësore - Gostivar, ku është sjellë i lënduari.
Në lidhje me ngjarjen është privuar nga liria A.M (31) nga Republika e Turqisë me qëndrim të përkohshëm në Gostivar.
Një ekip nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin dhe për ngjarjen është njoftuar një inspektor i punës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Foto: Arkivi i MIA-s