Lëndohet një i punësuar pas rrahjes mes dy grupeve të të burgosurve në SHNP Shtip
- Në SPB Shtip mbrëmë në orën 23:57 SH.N. nga Batinca e Shkupit ka njoftuar se i është paraqitur djali i tij Z.N. i cili ka vuajtur dënimin më burg në SHNP Shtip dhe i ka thënë se ka informacione se gjatë natës do të sulmohet. Gjithashtu, rreth orës 00:00 në SPB Shtip, nga SHNP Shtip është njoftuar se në burg është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i dy grupeve të të burgosurve dhe se kanë informacion se në burgun e Shtipit udhëtojnë më shumë persona për ta ndihmuar njërin grup.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:41, 15 prill, 2024
Shtip, 15 prill 2024 (MIA) - Në SPB Shtip mbrëmë në orën 23:57 SH.N. nga Batinca e Shkupit ka njoftuar se i është paraqitur djali i tij Z.N. i cili ka vuajtur dënimin më burg në SHNP Shtip dhe i ka thënë se ka informacione se gjatë natës do të sulmohet. Gjithashtu, rreth orës 00:00 në SPB Shtip, nga SHNP Shtip është njoftuar se në burg është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i dy grupeve të të burgosurve dhe se kanë informacion se në burgun e Shtipit udhëtojnë më shumë persona për ta ndihmuar njërin grup.
"Pas masave të ndërmarra, nëpunës policor nga SPB Shtip para burgut kanë hasur në 30 persona me 10 automjete dhe gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve, në një automjet është gjetur dhe konfiskuar gjësend prej druri dhe i mprehtë. Gjatë përleshjes fizike në objektin është lënduar një punonjës i cili është dërguar për ndihmë në Spitalin klinik të Shtipit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", kumtuan sot nga MPB-ja. qa/
Foto: arkivi i MIA-s