• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lëndohen tre persona nga ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore të bllokuar në ashensorin në Kisella Vodë që ra në bodrum

Lëndohen tre persona nga ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore të bllokuar në ashensorin në Kisella Vodë që ra në bodrum

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Tre persona nga ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore nga Shkupi të cilët u bllokuan në ashensor në bodrumin e një ndërtese në rrugën "Hristo Tatarçev" nr.47 në lagjen e Kisella Vodës ankohen për lëndime.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), ekipi ka lëvizur nga kati përdhese në katin e gjashtë, por kur janë ngjitur mbi katin e dytë ashensori me shpejtësi është lëshuar dhe ka rënë në bodrum.

QMK-ja gjatë ditës informoi se në telefonin 112 në orën 11:22 është marrë njoftim për ekipin e Ndihmës urgjente të bllokuar në ashensor në një ndërtesë në Kisella Vodë.

"Nga ana e QMK--së janë informuar Brigada për mbrojtje kundër zjarreve Shkup dhe SPB Shkup. Ashensori ka rënë nga kati përdhese në bodrum. Në të ndodhej Ekip i Ndihmës urgjente mjekësore. Të paktën katër persona kanë qenë në ashensor në momentin e rënies, ndërsa nuk ka pasur pacient, pasi ekipi ka qenë për konstatim të një rasti të vdekjes", kanë thënë nga QMK..

Fillimisht, QMK-ja kumtoi se në ashensor është bllokuar ekip i urgjencës së bashku me një pacient.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR