• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lëndohen 16 persona në aksidentin në rrugën Veles- Izvor, dy janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup

Lëndohen 16 persona në aksidentin në rrugën Veles- Izvor, dy janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup

Veles, 10 nëntor 2023 (MIA) - Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit sonte në deklaratën për MIA-n kanë dhënë detaje nga aksidenti i komunikacionit që ndodhi sot në rrugën rajonale Veles-Izvor, ku mbetën të lënduar 16 persona, dy prej të cilëve janë dërguar për mjekim në Qendrën klinike në Shkup.

Siç informojnë nga SPB Veles, sot në orën 14:50 është bërë e ditur se në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor në afërsi të udhëkryqit në fshatin Vojnicë, ka ndodhur aksident komunikacioni ku janë përfshirë një makinë e tipit “Iveko” me targa të Shkupit drejtuar nga 57- vjeçari me inicialet B.N. nga Shkupi dhe një furgon "Folksfagen" me targa të Velesit drejtuar nga 65-vjeçari O.J. nga fshati Pobozhje, komunë e Çuçer Sandevës.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska në aksidentin, lëndime kanë marrë shoferi i furgonit dhe 13 udhëtarë si dhe shoferi i kamionit dhe shoqëruesi i automjetit të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Veles.

Zëdhënësja e ISHP të Spitalit të përgjithshëm Veles, dr. Elena Levkova Qulumova, paraprakisht për MIA-n tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Klinikat e Shkupit, por janë jashtë rrezikut për jetën.

"Katërmbëdhjetë personat nga gjithsej 16 që janë sjellë në spital janë me lëndime të lehta, disa prej të cilëve janë mbajtur, ndërsa disa prej tyre pasi kanë marrë ndihmën mjekësore kanë lëshuar ose deri nesër në mëngjes do të lëshojnë spitalin dhe do të largohen për në shtëpi. Me autoambulancë tetë nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, ndërsa tetë të tjerë me automjete private", ka informuar Levkova Qulumova.

Me autorizim të prokurorit publik, mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip mbikëqyrës nga SPB Veles.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR