• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lënda e donacionit ende është në fazë të negociatave me palën ukrainase, thotë ministrja Petrovska

Lënda e donacionit ende është në fazë të negociatave me palën ukrainase, thotë ministrja Petrovska
Shkup, 31 tetor 2022 (MIA) - Për momentin, shtatmadhoria e Armatës si trup profesional e bën analizën, sapo ta përfundojnë dhe të sjellin qëndrim të vetin, unë nuk do ta kem problem ta mbështes atë politikisht dhe ta ndaj më tutje, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, lidhur me pakon e katërt të paralajmëruar të donacionit për Ukrainën. Ministrja Petrovska gjatë pjesëmarrjes në "Top Tema" theksoi se lënda e donacionit ende është në fazë të negociatave me palën ukrainase, por edhe se ekziston listë e cila është e klasifikuar dhe në të cilën shteti ynë duhet të japë përgjigje. Lidhur me tre donacionet e kaluara dhe tanket e dhuruara, ministrja tha se ajo që kanë dhuruar tanke do të thotë se ata tashmë nuk janë të përdorshëm tek ne, por se bëhet fjalë për furnizim të automjeteve të blinduara më moderne. Ajo, gjithashtu, tha se në procesin e modernizimit, pajisjes dhe zhvillimit të Armatës, Maqedonia e Veriut mori edhe mbështetje aleate nga SHBA-ja me 78 milionë dollarë, mjete të cilat, siç tha, do të dedikohen edhe për zhvillim të kapaciteteve për mbrojtje kibernetike. "Këtë vit, theksoi petrovska, buxheti mbrojtës është 1,77 për qind të PBV-së, përkatësisht rreth 220 milionë euro prej të cilave 30 për qind ndahen për modernizim dhe pajisje. Ka arritur dërgesa e parë e Automjeteve të lehta blinduese, JLTV, në rrjedhë është furnizimi i automjeteve Stryker, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshje shumëvjeçare për furnizim të sistemeve franceze për mbrojtje kundërajrore", informoi Petrovska. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR