• e shtunë, 23 nëntor 2024

KXE Manastir planifikon investim prej 30 milionë euro për zëvendësimin e filtrave të Blloqeve 2 dhe 3 deri në vitin 2025

KXE Manastir planifikon investim prej 30 milionë euro për zëvendësimin e filtrave të Blloqeve 2 dhe 3 deri në vitin 2025
Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) - Për filtrat elektrostatikë në KXE “Manastir”, tashmë është përgatitur dhe dorëzuar i gjithë dokumentacioni për marrjen e lejes A-integruese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në planin investues të KXE "Manastir", është planifikuar për vitin 2023, 2024 dhe 2025 ndërrimi i filtrave elektrostatikë për Bllokun 2 dhe Bllokun 3, investim që do të kushtojë rreth 30 milionë euro, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në pjesën e pasdites së seancës për pyetje të deputetëve. Në pyetjen e deputetes së VMRO-DPMNE-së Olga Lozanovska se kur do të realizohet premtimi për ndërrimin e filtrave të oxhakut të KXE Manastir, Kovaçevski theksoi se për Bllokun 1 nuk është paraparë një aktivitet i tillë për shkak se nuk ka përfunduar modernizimi i këtij blloku. "Arsyeja është se në vitin 2016 kontrata që ishte bërë për modernizimin e KXE Manastir me kompaninë 'Babkob' është ndërprerë. Se si është lidhur kontrata, si është ndërprerë kontrata, mund të pyesni menaxhmentin e kompanisë në vitin 2016 ose anëtarin e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë në vitin 2016, do ta shihni pasdite në një takim dhe për ndërprerjen e asaj kontrate kompania është në arbitrazh ndërkombëtar me perspektivë që shteti të paguajë dhjetëra milionë euro dëmshpërblim", tha Kovaçevski. Ai pret që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë aktivitetet në terren në minierën Zhivojno për hulumtime, por edhe për zbulimin e mbetjeve dhe nxjerrjen e qymyrit. "Ne lidhje me minierën Zhivojno, grupi punues për hapjen e minierës Zhivojno, këtë më së miri e di deputetja nga Manastiri, është formuar në vitin 1980 dhe kjo Qeveri pas 42 vitesh ka përgatitur tërësisht dokumentacioni dhe Ministria e Ekonomisë ka lëshuar koncesion dhe të gjitha lejet e nevojshme për vendosjen në përdorim të minierës Zhivojno. Pra, pas 42 vitesh! Tani e shihni se kush ka menaxhuar ELEM, me KXE për 42 vjet. Në bazë të asaj leje të lëshuar dhe në bazë të dokumentacionit tjetër, pres që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë aktivitetet në terren në minierën Zhivojno për provat në terren, por edhe për zbulimin e mbetjeve dhe nxjerrjen e qymyrit", tha Kovaçevski. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR