• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi zgjodhi përbërjen e Këshillit Buxhetor të Kuvendit dhe Këshillit të Kanalit kuvendor

Kuvendi  zgjodhi përbërjen e Këshillit Buxhetor të Kuvendit dhe Këshillit të Kanalit kuvendor

Shkup, 18 qershor 2024 - Kuvendi në seancën e pestë të sotme i zgjodhi anëtarët e Këshillit Buxhetor të Kuvendit dhe Këshillit të Kanalit kuvendor.

Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për zëvendsëkryetare Sanja Llukareska, kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet. Anëtarët e Këshillit buxhetor janë zgjedhur deputetët - Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Ilir Hasani dhe Borisllav Kërmov.

 Për kryetar i Këshillit të Kanalit kuvendor është zgjedhur Jovan Mitrevski, nënkryetar aktual i Kuvendit. Për anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor janë zgjedhur deputetët - Eli Panova, Marija Miteva, Bllagica Lasovska, Saranda Imeri Stafai, Adnan Azizi, Boban Karapejovski, Goran Misovski, Daniella Nikollova, Diana Toska dhe Ilir Demiri. Për zëvendësanëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor janë zgjedhur deputetët - Lupço Prenxhov, Toni Jarevski, Dragana Arsova, Imërlije Saliu - Fetai, Sadik Sulejmani, Daniella Belimova, Mitko Belimova, Mitko Trajçuleski, Bisera Kostandinovska Stojçevska, Rina Ajdari dhe Sali Murati. 

 Në kuadër të seancës së sotme plenare ishte konfirmuar dorëheqja e Seat Liçinës të dorëzuar më 23 prill të vitit 2024 nga pozita e anëtarit të Komisionit Rregullator për Banim. Gjithashtu, në këtë seancë ishte konstatuar ndërprerja e mandatit të Valentina Dimovskës nga pozita e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve me qëllim të plotësimit të kushteve për pension pleqërie. qa

Foto: Printskrin nga video 

 

QËNDRONI TË LIDHUR