Kuvendi zgjodhi Admir Shabanin për zëvendësministër të Mbrojtjes dhe Driton Sulejmanin për zëvendësministër të Arsimit
- Kuvendi, në kuadër të seancës së 90-të, sot, me 71 vota "për" dhe 11 "kundër", për zëvendësministër të Mbrojtjes e zgjodhi Admir Shabanin, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmanin.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:16, 4 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Kuvendi, në kuadër të seancës së 90-të, sot, me 71 vota "për" dhe 11 "kundër", për zëvendësministër të Mbrojtjes e zgjodhi Admir Shabanin, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmanin.
Kryeministri Hristian Mickoski, duke arsyetuar propozimet, theksoi se zgjedhja e dy zëvendësministrave është një zgjidhje që nuk është vetëm vendim kadrovik, por pjesë e një procesi më të gjerë për forcimin e institucioneve, rikthimin e besimit te shteti dhe ndërtimin e një sistemi që punon në interes të qytetarëve.
"Detyrimi ynë si Qeveri është të emërojmë njerëz që kanë njohuri, integritet dhe ndjenjë përgjegjësie shtetërore. Njerëz që do të punojnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, në shërbim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve", tha Hristijan Mickoski.
Mickoski në debat iu përgjigj akuzave të Halil Snopçes nga Aleanca për Shqiptarët, i cili kritikoi propozimin për zëvendësministra, si dhe punën e Qeverisë.
"Populli ju ka dhënë besimin, dhe ju duhet t’i përmbushni premtimet", tha Snopçe duke shprehur vërejtje mbi zbatimin e programit të partive në pushtet. Deputeti tha se kurrë më parë shporta e konsumit nuk ka qenë më e shtrenjtë, ashtu si energjia, se nuk ka përparim në drejtësi, dhe ndër të tjera foli për marrëdhëniet ndër etnike, kriminalitetin dhe korrupsionin.
Në pjesën e kriminalitetit, Mickoski rikujtoi drejtorin e Geriatrisë në Gjorgje, funksionar i lartë i Aleancës për Shqiptarët, i cili u dënua dhe u pasurua mbi kurrizin e pacientëve, por gjithashtu iu referua edhe, siç tha ai, "Gjoka dhe garazhit me kate".
"Fatkeqësisht, ne nuk udhëheqim një lloj të tillë politike. Për disa nga gjërat që thatë si të pavërteta: në raportin e Transparensi Interneshënëll u ngritëm katër vende, dhe nuk ramë 11 vende, ndërsa vitin e ardhshëm ju jap fjalën këtu se rritja në Transparensi Interneshënëll do të jetë dyshifrore, që do të thotë se lufta kundër kriminalitetit do të forcohet", tha Mickoski. qa/
Foto: printskrin/arkivi
