• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi vazhdoi gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të vendit

Kuvendi vazhdoi gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të vendit

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Kuvendi në seancën e sotme të 117-të miratoi vendimin e propozuar për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe kalimit të emigrantëve.

Deputetët me 73 vota "pro" miratuan "Propozimin e Vendimit për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe kalimit të emigrantëve nëpër territorin e RMV-së dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushtet e ekzistimit të një pandemie të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë SARS-CoV-2 dhe parandalimin e përhapjes së saj, e cila kërcënon sigurinë dhe pronën e popullatës".

Kjo është një zgjatje e re gjashtëmujore e vendimit të marrë disa muaj më parë.

Kuvendi miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, me procedurë të shkurtuar, i cili ofron bazë ligjore deri në fund të vitit për më shumë se 700 persona në vend, kryesisht me kombësi rome, të cilët nuk janë të paevidentuar të regjistrohen në Librin amë të të lindurve.

Në Kuvend, përveç seancës së 117-të, sot ishin paraparë të vazhdojnë dhjetë seanca, përkatësisht seanca e 41-të, 66-të, 91-të, 95-të, 99-të, 100-të, 111, 112 dhe 115 e Kuvendit.

Deputetët sot morën vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "ALTEA" në Bosnja e Hercegovinë, propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "EUTM RCA" në Republikën e Afrikës Qendrore, si dhe vendimi i propozuar për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL". sa/

Foto. Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR