• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi shqyrtoi disa propozim-ligje, do të votohet në mënyrë shtesë

Kuvendi shqyrtoi disa propozim-ligje, do të votohet në mënyrë shtesë

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Kuvendi në pjesën e pasdites të seancës së 95-të shqyrtoi disa propozim-zgjidhje ligjore për të cilat votimi do të caktohet në mënyrë shtesë.

Është rrumbullakuar debati i përgjithshëm rreth Propozim ligjit për ndryshimin  e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar. Me të duhet të mundësohet  që shërbimin e asistencës sociale ta  përdorimin  fëmijët nga mosha gjashtë vjeç dhe të gjithë të rriturit, pavarësisht  moshës së tyre, të cilët janë me kapacitet të ulur funksional. Me këtë do të sigurohet ndihmë dhe mbështetje individuale për fëmijët për kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe për  për shkak të qasjes në institucionet arsimore, qendrat për rehabilitim dhe përfshirje në komunitet, të cilat një person i rritur  pa  pengesë zakonisht  i kryen pa mbështetje. 

Me ndryshimet e propozuara pritet që edhe të rriturit që janë mbi 65 vjeç ta marrin shërbimin e asistencës personale edhe atë për 80 orë gjatë një muaji.

Në kuadër të debatit, deputetët e  VMRO-DPMNE-së opozitare  komentuan se duhet të votohet Propozimi i ligjit për shkak se ligji  aktual është shumë  “nebuloz” në lidhje me kufirin e moshës dhe se në këtë mënyrë u mohohet e drejta e një pjesë të personave me kapacitet të zvogëluar funksional për t'i shfrytëzuar shërbimet. 
 
Deputetët e LSDM-së në pushtet replikuan se ligji aktual është miratuar në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Pas debatit të shkurtër, ndërsa duke pasur parasysh se nuk është dorëzuar propozim shtesë i ligjit për të cilin mund të parashtrohen amendamente për seancë të Kuvendit, siç tha nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, do të vendoset rreth propozimit të ligjit në tërësi, ndërsa  për votimin e kësaj pike do të informohet në mënyrë shtesë. 

Në leximin e parë ka kaluar edhe Propozim ligji për Ekspertizë, propozim ligji është dhënë në lexim të dytë, ndërsa për të gjithashtu di të informohet në mënyrë shtesë.   

Deputetët e   VMRO-DPMNE-së opozitare në fillim të debatit e kritikuan këtë ligj sepse miratohet  me flamur evropian. Sipas tyre,  kushedi sa herë po keqpërdoret flamuri evropian, sepse konsiderojnë, me këtë ligj nuk nuk bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, por me ligjet e tjera tona. Ane Llashkoska e VMRO-DPMNE-së theksoi se,  në prapaskenë me këtë ligj  qëllimi  është ligjësimi i korrupsionit në shtet me këtë që Byroja për Ekspertizë do të mbyllet, ndërsa ekspertizat do t'i kryejnë firmat private.

Pas një debati të shkurtër kaloi edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Energjetikë  të RMV-së. Propozi ligji shkon në lexim të dytë, ndërsa për votim do të informojnë në mënyrë shtesë.   

Replikoi edhe deputeti Kole Çakarçiev i LSDM-së, i cili edhe vetë është nga profesioni i energjetikësme qëndrim se duhet t'u jepet mundësi edhe personave të profesionit ekonomik, juridik apo tekniko-teknologjik, e jo vetëm ekspertëve të energjisë, ta udhëheqin Agjencinë për Energjitkë, sepse thotë, ka njerëz të aftë të veprojnë dhe punojnë në mënyrë përkatëse dhe me cilësi.

Pas përfundimit të debatot për këtë pikë, nënkryetari Misovski e ndërpreu seancën dhe vazhdimi i saj do të caktohet në mënyrë shtesë. ar/


 


 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR