• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi punon pa numër të mjaftueshëm të deputetëve sipas propozimeve nga tre seanca

Kuvendi punon pa numër të mjaftueshëm të deputetëve sipas propozimeve nga tre seanca

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi sot punon pa numër të mjaftueshëm të deputetëve dhe për propozim-ligjet, që ishin në rend të ditës në tre seanca të njëpasnjëshme (138,135 dhe 95) do të votohet në mënyrë shtesë. Kuorum ka pasur vetëm për votimin e Propozim vendimit për dërgimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) në Liban, që ishte pika e parë nga seanca e parë.

Në rend të ditës së seancës së 138-të, ka përfunduar debati i përgjithshëm, por do të votohet në mënyrë shtesë për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga rrezatimi, të dy me procedurë të shkurtuar, ndërsa për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për avokaturë shtetërore, me procedurë të shkurtuar, u kumtua se është tërhequr nga Qeveria.

Në kuadër të seancës së 135-të, janë vendosur në diskutim dhe në mënyrë shtesë duhet të votohet për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, dhe Propozim-vendimi për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes radiodifuzive publike Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2024.

Në kuadër të seancës së 95-të, megjithatë, janë shqyrtuar dy pika nga rendi i ditës, për miratimin e të cilit do të duhet në mënyrë shtesë të votohet - Plani financiar i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2023 dhe Raport i posaçëm i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit për gjendjet e konfirmuara në financimin e fushatës zgjedhore - Zgjedhje lokale për zgjedhje të kryetarit të Komunës Mavrovë dhe Rostushe, kryetarit të komunës Qendra Zhupa dhe Këshillit të Komunës së Tetovës në vitin 2022.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski e ka ndërprerë seancën dhe paralajmëroi se do të vazhdojnë me punë në ora 13:30. bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR