• e diel, 24 nëntor 2024

Kuvendi përsëri në pauzë, rendi i ditës së mbledhjes së 14-të do të konfirmohet pas orës 17:15

Kuvendi përsëri në pauzë, rendi i ditës së mbledhjes së 14-të do të konfirmohet pas orës 17:15

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi, me kërkesë procedurale nga Blerim Bexheti nga Fronti Evropian, përsëri është në pauzë njëorëshe. Konfirmimi i rendit të ditës së seancës së 14-të do të vazhdojë në orën 17:15.

Më parë, gjithashtu, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE në fjalim procedural i bëri thirrje opozitës që të hyjë në sallë, ndërsa të mos qëndrojë në korridore dhe të pengojë dy ligje të rëndësishme të cilët i prekin të gjithë qytetarët. Bëri thirrje edhe që të ndalen politikat dhe të lejohet të mbahen komisionet të cilët janë të nevojshme për miratimin e ligjeve. 

"Opozita gjatë gjithë ditës, duke bërë thirrje për një orë pauzë, po përpiqet të pengojë miratimin e rendit të ditës dhe të pengojë Kuvendin të miratojë dy ligje të rëndësishme. Të jemi jashtë sallës kur të jetë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin planifikojmë që pensionin e të gjithë pensionistëve në vend ta rrisim linearisht për 2.500 denarë, duke filluar me pensionin e shtatorit dhe 2.500 denarë shtesë me pensionin e marsit nuk është asgjë tjetër veçse seriozitet", tha Micevski.

Ai theksoi se është e papërgjegjshme të pengohet edhe miratimi i Ligjit për hua nga gjysmë milionë euro me kushte të favorshme. 

Deputetët e kanë konfirmuar nevojën që me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin, siç tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE-ja, do të realizohet premtimi parazgjedhor i partisë në pushtet për rritje lineare të pensioneve.

Propozim ligji me 71 vota "për" u bë pjesë e pikave të rendit të ditës së seancës së 14-të, të cilin deputetët edhe pas dy ore nga fillimi me punë, ende e konfirmojnë.

Me kërkesë të deputetit nga VMRO-DPMNE-ja, Bojan Stojanovski, rendi i ditës është plotësuar edhe me Propozim-ligjin për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej 500 milionë euro te Banka hungareze Eksport-import.

Në vijim është pushimi me kërkesë të koordinatorit të grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili reagoi se ligji propozohet me procedurë të shkurtuar, pa përfaqësues të Qeverisë.

Paraprakisht, Adnan Aziri nga VLEN përsëri u bëri thirrje deputetëve nga ky koalicion ta braktisin seancën, pasi replikoi në vërejtje procedurale të koordinatorit të BDI-së, Blerim Bexheti.

Bexheti e akuzoi VLEN-in për hipokrizi me atë që kanë lejuar ligji për "mbrojtësit" me procedurë të shkurtuar me propozim të Sllavjanka Petrovskës nga LSDM-ja të bëhet pjesë e rendit të ditës.

"Fronti Evropian nuk do ta përkrah këtë ligj, por ju jeni shumicë parlamentrare dhe duhej ta pengoni që kjo të mos votohet", tha Bexheti.

Azizi megjithatë potencoi se BDI-ja kanë qenë shumë vite në pushtet dhe nuk e kanë miratuar ligjin për invalidët e luftës të UÇK-së dhe familjet e tyre, si dhe se po tentojnë "të kthejnë tema nacionaliste, duke shitur patriotizëm". fc/bsh/
 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR