• e premte, 27 dhjetor 2024

Kuvendi nuk pranoi disa propozim ligje

Kuvendi nuk pranoi disa propozim ligje

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Kuvendi në seancën e 74-të nuk pranoi disa propozim ligje, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në seancë, deputetët me procedurë të shkurtuar i kanë miratuar propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për paga të anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë dhe të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë.

Po ashtu, deputetët e miratuan edhe propozim vendimin për konfirmimin e vlerës së kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtartisë shkencoro-hulumtuese dhe të kryetarit dhe anëtarëve të trupave/komisioneve punuese.

Deputetët nuk i miratuan propozim ligjet për plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedura nga marrëdhëniet e punës në shkallë të dytë, si dhe për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve.

Nuk janë miratuar edhe propozim ligjet për plotësimin e Ligjit për rezerva të mallërave, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike, si dhe propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për nëpunës administrativë dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit. bsh/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR