• e martë, 24 dhjetor 2024

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për Afrim Gashin

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për Afrim Gashin

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi me 21 vota "pro" dhe 72 "kundër", pa asnjë abstenim, sonte nuk e ka pranuar interpelancën për kryetarin e shtëpisë ligjvënëse Afrim Gashi. Kundër interpelancës votuan deputetët e shumicës parlamentare nga VMRO-DPMNE, Koalicioni Vlen dhe Lëvizja ZNAM - për Maqedoninë tonë. Mbështetje kanë dhënë iniciatorët E Majta dhe LSDM.

Në kuadër të debatit, kryetari i Kuvendit Gashi, lidhur me interpelancën e dorëzuar për punën e tij, tha se demokracia është mundësi për të dëgjuar mendimet e kundërta, por "kjo nuk është interpelancë kundër Afrim Gashit, por kundër përkatësisë fetare të kryetarit të Kuvendit". VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski në seancën e sotme parlamentare.

Edhe pse interpelanca duket e formuluar ligjërisht, sipas Gashit ajo është thjesht e motivuar politikisht dhe vetë teksti është plot me islamofobinë dhe shqiptarofobinë.

Për të, siç tregoi, është më e rëndësishme të mbetet me fytyrë të pastër dhe shpirt të pastër.

"Nuk do të replikoj dhe të debatoj. Unë do të tërhiqem dhe nuk do ta drejtoj seancën. Do të dëshiroja që të vendosni pa asnjë presion, ashtu siç mendoni se është më e mira për vendin", deklaroi Gashi.

Deputeti dhe lider i “Të Majtës” Dimitar Apasiev, duke shpjeguar arsyet e interpelancës së dorëzuar, tha se ajo është e bazuar në shtatë pika, por edhe pse ndërkohë ka bërë edhe tre-katër skandale të tjera, për “dasmën në Kosovë” dhe këndimin "e shotës më 2 Gusht”, siç theksoi, do ta lërë të flasë kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Për dalim nga paraardhësi juaj, Talat Xhaferi, i cili ishte mjeshtër i skandaleve, Ju e keni tejkaluar atë dhe praktikisht në 100 ditë keni bërë një breshëri skandalesh dhe ndoshta jeni bërë mjeshtër i madh", tha Apasiev.

Sipas Stojanoskit, interpelanca nuk ka asnjë pikë kontakti me realitetin dhe shkeljen e procedurave parlamentare, por, siç thotë ai, është “produkt i koalicionit të dëshpëruar të koalicionit të ri të përbërë nga LSDM-ja, E Majta dhe BDI-ja”.

"VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë këtë iniciativë së paku për tri arsye. E para është për shkak se nuk ka shkelje në kompetencat e kryetarit të Kuvendit që udhëheq institucionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Së dyti, kur i shikoni këto shtatë arsye, të gjithë autorët e akteve që shkojnë në drejtim të mosbindjes ndaj ligjeve në MPB, si për herë të parë deri më tani janë gjetur dhe sanksionuar dhe për ta ka një procedurë. Së treti, sepse është joserioze dhe marrëzi, sepse në pikën shtatë dhe nën pikat c, d, g, është shkruar imagjinoni dhe arsye për interpelancë për parkim", theksoi Stojanoski.

Ai, ndër të tjera, tha se nuk do të jetë si më parë, sepse siç theksoi “VMRO-DPMNE nuk është e obliguar ndaj askujt” dhe se si Koalicion janë të obliguar vetëm ndaj qytetarëve që i kanë votuar.

"Nuk ka rëndësi nëse dikush quhet Afrim Gashi, nëse është kryetar i Kuvendit, nëse quhet Bojan Stojanoski dhe është deputet, nëse quhet Nikolla Micevski, Dafina Stojanoska, Dragan Kovacki, Izet. Mexhiti, Borisllav Krmov, Dimitar Apasiev, Dimitar Kovaçevski, Oliver Spasovski, Hristijan Mickoski nëse gabon do të përgjigjet. Nëse ka gabuar do të jetë përgjegjës, sepse çdo individ mund të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Sistemi nuk do të dështojë. Në këtë vend tashmë ekziston një sistem dhe do të funksionojë dhe në këtë vend do të ketë drejtësi për të gjithë", tha Stojanoski.

Deputeti i LSDM-së Mile Talevski, i cili foli i pari në seancën e sotme parlamentare, tha se deputetët e LSDM-së dhe koalicionit do të votojnë për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Grupi parlamentar i koalicionit BDI nuk do ta përkrahë interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pasi siç tha në seancën e sotme deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, “motivimi i parashtruesve nga E Majta është përkatësia e tij etnike”.

Lëvizja ZNAM nuk do ta mbështesë interpelancën për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi të parashtruar nga E Majta. Shumica në Kuvend mbetet e bashkuar, njoftoi nga foltorja e Kuvendit, deputeti i ZNAM, Pavle Arsovski.

Arsovski u përqendrua në një pjesë të akuzave në interpelancë, të cilat i konsiderojnë të denja për diskutim, si për shembull dhënia e betimit gjatë marrjes së detyrës fillimisht në gjuhën shqipe dhe më pas në gjuhën zyrtare maqedonase.

"Në dhënien e deklaratës solemne në Kuvend, Lëvizja ZNAM konsideron se përfundimisht është shkelur Kushtetuta dhe si parti e ka shprehur shqetësimin e saj përmes qëndrimit të kryetarit Dimitrievski dhe deklaratave para zyrtarëve tanë dhe me atë rast kemi qenë konsistent me atë që jemi angazhuatr", tha Arsovski, por për atë ngjarje edhe ne partitë dhe opinioni nuk morëm një përgjigje të qartë nëse ka ndodhur për shkak të dështimit të protokollit të menaxhuar nga ish-sekretari i Kuvendit apo ka qenë qëllimi i Gashit, andaj nuk kanë as bazë për t'ia atribuar atë atij", thotë ai.

Grupi parlamentar i koalicionit BDI deklaroi se nuk do ta mbështesin interpelancën për kryeparlamentarin Gashi, pasi siç tha në seancën e sotme deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, “motivimi i parashtruesit nga E Majta është përkatësia e tij etnike”.

Debati për interpelancën e punës së kryetarit të Kuvendit zgjat një ditë pune, deri në ezaurimin e personave të paraqitur për të folur - gjithsej 21 deputetë. 

Pas votimit për interpelancën, vazhdoi puna rreth pikave tjera nga rendi i ditës të seancës së 13-të. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR