• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi sot në kuadër të seancës së 140-të i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese. VMRO-DMPNE-ja opozitare edhe njëherë kërkoi tërheqjen e tij, por shumica qeveritare nuk e votoi propozimin.

Deputeti Aleksandar Nikollovski tha se ekzistojnë dyshime të mëdha për krim në lotari, është keqpërdorur flamuri evropian, ndërsa kontestohet dhënia e katër licencave për lojërat e fatit.

"Ta bëj më të thjeshtë në telefon fëmijët të mund të  vënë bast ose të luajnë bixhoz", tha Nikollovski, duke shtuar se ligji është nënshkruar nga ministri Artan Grubi, duke kujtuar se ligji nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive.

Kuvendi i votoi vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë dhe në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Para miratimit të rendit të ditës së seancës, deputetët për më shumë se një orë e kanë shqyrtuar nevojën për miratim të më shumë se njëzet ligjeve me procedurë të shkurtuar.

Ndër to janë propozimet për ligje për luftë me dopingun në sport dhe parandalimin e tij, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për garantimin e  Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve nga Marrëveshja e huasë për financimin e  Projekti ipërgazifikim rrajonal, i cili do të lidhet  ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare  për Kryerjen e Veprimtarisë Energjetike NOMAGAS Shkup në pronësi shtetërore,  për realizimin e projektit investues strategjik "Solar Park Stipion" dhe Marrëveshjes për Projektin Strategjik për Investime, "Solar Park Stipion" ,  për realiizmin e   projektit investues strategjik AIM GREEN TECH, për realizimin e projektit strategjik investues  MITILINEOS në Shkup dhe për realizimin e projektit investues strategjik termocentrali diellor - Pehçevë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke i sqaruar propozimet, tha se projekti Stipion duhet të ndihmojë në sigurimin e energjisë dhe se për herë të parë pas tridhjetë viteve të pavarësisë sonë do të ndërtohet një projekt i madh infrastrukturor që do të ofrojë më shumë se 60 për qind të   prodhimit të përgjithshëm vendas të hidrocentraleve.

Lidhur me projektin strategjik investues termocentrali MITILINEOS në Shkup, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ligji rregullon karakteristikat e përgjithshme të projektit, të drejtat dhe detyrimet e investitorit strategjik, afatet për procedurat për të cilat nuk ka afate të përcaktuara në rregulloret në fuqi për të siguruar realizimin në kohë të projektit, më tej marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet investitorit strategjik, qeverisë dhe blerësit SHA EMV si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të projektit. Projekti pritet të zvogëlojë ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit në periudhën e dimrit...

VMRO-DPMNE dhe E majta kërkojnë që ligjet për centralin diellor të Pehçevës, për parkun diellor Stipion dhe për Kombinatin e Kogjenerimit të Gazit - Mitilineos, për lojërat e fatit të mos jenë në rend dite...

Petar Riseski nga VMRO-DPMNE-ja tha se në lidhje me termocentralin e kogjenerimit të gazit Mitilineos, deputetëve u është dërguar një letër nga Shoqata e Inxhinierëve, se kompania do të marrë ndihmë shtetërore prej 50 milionë euro, dhe se në pronësi të impiantit nuk do të hyjë shteti. Sipas Risteskit, kjo marrëveshje është e dëmshme për shtetin.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi që ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë të mos vendoset në rend dite, sepse me vendosjen e sërishme të mundësisë së provimit me shkrim derogohet cilësia e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm. Sipas Milloshoskit, kjo bëhet për vendosjen në listë të kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së.

Seanca do të vazhdojë në orën 16:00. qa

 Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR