Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për buxhetet, seanca vazhdoi me debatin për Rezolutën që dënon manipulimet kundër migrimit të paligjshëm
- Seanca vazhdoi me debat mbi Rezolutën që dënon manipulimet e opozitës dhe konfirmon politikat kundër migrimit të paligjshëm. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski para deputetëve shpjegoi Rezolutën.
- Post By Fami Bajrami
- 16:00, 17 dhjetor, 2025
Shkup, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi sot pasdite e vazhdoi seancën e 76-të dhe miratoi ligjet për ndryshimin e Ligjit për buxhetet, propozim- ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit të EMV-së për Termocentralin fotovoltaik Manastir 3 i cili do të lidhet midis Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Shoqërisë aksionare për termocentralet e prodhimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore dhe Ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e Projektit të termocentralit fotovoltaik Manastir 3 dhe për financim shtesë të Projektit të rivitalizimit të hidroenergjisë i cili do të lidhet midis Bankës kreditore për rindërtim - KfV dhe Shoqërisë aksionare për termocentralet e prodhimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore- Shkup dhe Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shpronësim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Seanca vazhdoi me debat mbi Rezolutën që dënon manipulimet e opozitës dhe konfirmon politikat kundër migrimit të paligjshëm. Koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski para deputetëve shpjegoi Rezolutën.
FOTO: arkiv