• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për realizimin e Buxhetit për vitin 2022

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për realizimin e Buxhetit për vitin 2022
Shkup, 19 korrik 2022 (MIA) – Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 75-të, me 60 vota “për” dhe 22 “të përmbajtur” dhe pa asnjë votë “kundër” e solli propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për realizimin e Buxhetit për vitin 2022, pas procedurës së shkurtuar. Kuvendi më pas vazhdoi me punë pas seancës së 79-të, në të cilën deputetët nga VMRO-DPMNE një nga një dolën në foltore dhe kërkuan ndryshime dhe plotësime të rendit të ditës të seancës, por ata nuk u miratuan. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kumtoi se kjo seancë do të vazhdojë nesër në ora 12. Për votimin në mënyrë shtesë për nesër mbetën propozimet e deputetëve Daniella Hristova, Jadranka Pockova, Zllatko Penkov, Lupço Prenxhov, Gracija Bakraçeska. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR