• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi miratoi disa vendime ligjore në kuadër të mbledhjeve të 135-të dhe 106-të

Kuvendi miratoi disa vendime ligjore në kuadër të mbledhjeve të 135-të dhe 106-të

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Kuvendi në kaudër të vazhdimit të sotëm të mbledhjes së 135-të, pa debat miratoi disa vendime ligjore mes të cilave edhe Ligjin për plotësim të Ligjit për të huajt që ishte miratuar me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligjin për lirim nga pagesa e një pjese të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social për shkak të rritjes së rrogave, në lexim të parë.

Pa debat u votua edhe Ligji përndryshim të Ligjit për shërbimet postare, i cili, gjithashtu, ishte në procedurë të shkurtuar.

Pa debat, me 48 vota "për" dhe tetë "kundër" Kuvendi në kuadër të punës sipas rendit të ditës së mbledhjes së 106-të e miratoi Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese në lexim të parë, ndërsa unanimisht me 64 vota edhe Raporti vjetor për punën e Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve për vitin 2022.

Vazhdimet e mbledhjeve do të caktohen plotësisht, ndërsa nesër do të mbahet mbledhja kushtuar pyetjeve të deputetëve. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR