Kuvendi me procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për pjesën e dytë të borxhit hungarez
- Kuvendi me 68 vota "pro" dhe 17 "kundër", me procedurë të shkurtuar miratoi Ligjin për borxhin e Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka hungareze eksport-import, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas një Marrëveshje huaje për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme.
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi me 68 vota "pro" dhe 17 "kundër", me procedurë të shkurtuar miratoi Ligjin për borxhin e Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka hungareze eksport-import, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas një Marrëveshje huaje për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme.
"Qeveria duke pasur përvojën pozitive nga bashkëpunimi me Hungarinë në kushtet e favorshme financiare me rastin e dhënies së kredisë së parë për financim buxhetor dhe financim për qëllime të përgjithshme, i është afruar dhënies së kredisë së dytë në vlerë prej 500 milionë euro. Banka hungareze eksport-import ka shprehur gatishmërinë për dhënien e kredisë së dytë dhe në negociata me të është harmonizuar teksti i marrëveshjes për kredi, që i bashkëngjitet këtij projektligji", tha zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.
Ai theksoi se kushtet e kredisë janë të njëjta si për kredinë e parë, ajo do të tërhiqet me një këst, afati i shlyerjes së kredisë është 15 vjet, duke përfshirë një periudhë mospagimi prej tre vitesh, me interes fiks prej 3,25 përqindëve. Bankës eksport-import do t'i paguhet një komision për çdo fond të patërhequr në masën 0,5 për qind të kredisë në vit.
Këto fonde do të përdoren për eurobondin që skason në fillim të vitit të ardhshëm.
Me procedurë të shkurtur me 68 vota "pro" dhe një kundër është miratuar edhe Propozim-ligji për garantimin e obligimeve të Maqedonisë së Veriut nga Marrëveshja për hua për Programin për Energjnë e rinovueshme- Komponenti II: FE Manastir 2 dhe Komponenti III: Parku me erë Bogdanci - faza 2, i cili do të përfshihet midis Bankës së kredisë për rindërtim - KFV dhe Shoqatës aksionare të Energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot shprehu pritje që deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ta mbështesin propozim-ligjin për arsimin e mesëm për të cilin në seancën e debatit të komisionit në Kuvend shprehën vërejtje në lidhje me intonimin e himnit kombëtar në shkolla dhe paralajmëruan amendamente të propozimit, i cili duhet të kalojë në fazën e dytë të miratimit.
Sipas Janevska, "është jashtëzakonisht e paarsyeshme të ndalet ligji për arsimin e mesëm i cili nuk është ndryshuar për më shumë se 20 vite". Para se të nisej për në seancën parlamentare në të cilën në rend dite është ky propozim, ministrja deklaroi se i vjen keq që kjo po ndodh pas një pritje të gjatë për këtë dhe gjashtë ligje të tjera në fushën e arsimit.
Me kërkesë të grupit të deputetëve të Frontit Evropian, seanca do të vazhdojë pas një ore pauzë. mb/
Foto. printskrin