• e martë, 02 korrik 2024

Kuvendi konfirmoi propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues të përhershëm

Kuvendi konfirmoi propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues të përhershëm

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi në seancën e tretë të sotme përcaktoi propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues të përhershëm.

Vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit është votuar nga 84 deputetë. Kuvendi ka pesë nënkryetarë.

Nëntëdhjetë e një deputetë votuan "për" përcaktimin e vendimit për themelimin e trupave të përhershëm punuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht themelimin e komisioneve kuvendore – Komisionin për Çështje Kushtetuese; Komisionin Juridik Ligjdhënës; Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri; Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive; Komisionin për Politikë dhe Tregti të Jashtme; Komisionin për Çështje Evropiane; Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime; Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve; Komisionin për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës; Komisionin për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve; Komisionin për financim dhe buxhet; Komisionin për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike; Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave; Komisionin për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Komisionin për Arsim, Shkencë dhe Sport; Komisionin për Kulturë dhe Turizëm; Komisionin për Shëndetësi; Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini; Komisionin për Vetëqeverisje Lokale; Komisionin për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Komisionin për Çështje Administrative, Mandatit dhe Imunitetit.

Pas votimit të pikës së parë, deputetët e "Frontit Evropian" u larguan nga salla e Kuvendit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR