• e hënë, 30 dhjetor 2024

Kuvendi Kombëtar i Francës e ka hedhur poshtë propozimin për votim të mosbesimit të qeverisë së Elizabet Born

Kuvendi  Kombëtar i Francës e ka hedhur poshtë propozimin për votim të mosbesimit të qeverisë së Elizabet Born
Paris, 11 korrik 2022 (MIA) – Kuvendi Kombëtar i Francës e ka hedhur poshtë propozimin për votim të mosbesimit të qeverisë së Elizabet Born, për të cilën kanë votuar vetëm 146 deputetë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi. “Kjo nismë  për mosbesim do të shërbejë si një shpjegim politik për ata në opozitë”, tha paraprakisht kryetarja e grupit LFI, Matild Pano. Miratimi i këtij propozimi  për mosbesim, i parashtruar nga Nupesi kundër qeverisë së Elizabet Born, ishte shumë   e pamundur, pasi republikanët paralajmëruan se nuk do ta mbështesin.

"Nuk është befasi, e dinim se do të refuzohet," tha kryetari i Partisë Socialiste Olivie For.

“Përfundimisht do të mund të punojmë. Ka pasur tre mossuksese të njëpasnjëshme për Zhan-Luk Melanshon: zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet legjislative dhe kjo formë e votimit të brendshëm për censurë," deklaroi zëdhënësi i qeverisë Olivie Veran. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR