• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi ka përfunduar debatin për zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror, votimi do të bëhet në orën 13:00

Kuvendi ka përfunduar debatin për zgjedhjen e prokurorit publik shtetëror, votimi do të bëhet në orën 13:00

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi në suaza të vazhdimit të sotëm të seancës së 140-të e përfundoi debatin për Propozimin për ndërrimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin funksion është propozuar Lupço Kocevski. Votimi do të jetë në orën 13 deri kur Kuvendi  është në pauzë.

Në debat kanë marrë pjesë vetëm deputetë të opozitës dhe ka pasur vetëm një replikë nga një deputete e shumicës qeveritare.

Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE në fjalën e saj tha se për të nuk është e qartë se si Kocevski ka vendosur të jetë kandidat për këtë pozitë vetëm 80 ditë para zgjedhjeve.

"Prokurori publik i mëparshëm, për të cilin është pyetje nëse do të zgjidhet, i ka lënë shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit që janë problemi më i madh në vend. Do të shohim nëse ky prokuror do të merret seriozisht me luftën dhe a do ta përfundojë numrin e madh të lëndëve që kanë mbetur të papërfunduara", tha Lasovska.

Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE theksoi se është e dyshimtë pse një person  me përvojë të pasur në avokaturë të pranojë të jetë kandidat për këtë funksion.

I bëri thirrje Kocevskit të mendojë ç'farë është më mirë për të, a do të tregojë menjëherë pavarësinë dhe luftën reale kundër krimit apo siç tha ai do të dëshmojë menjëherë se do të jetë prokurori i fundit publik i emëruar për pazare dhe interesa partiake.

Olga Lozanova nga partia e njejtë theksoi se nën udhëheqësinë e Joveskit është dëmtuar plotësisht reputacioni i prokurorisë së Maqedonisë dhe shtoi se korrupsioni është problemi më i madh në vend dhe se vetëm 2,5 për qind e popullsisë beson në gjyqësi.

Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE tha se Prokuroria Publike nuk është organ i pavarur, ndërsa këtë e tregon edhe pika e rendit të ditës sipas së cilës debatohet sot, sepse prokurori publik republikan zgjidhet me propozim të Qeverisë.

Pas fjalimit të tij  filloi debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë. Nuk kishte persona të regjistruar për të folur për këtë pikë, prandaj diskutimi i përgjithshëm përfundoi menjëherë.

Kuvendi në seancën e sotme ka shqyrtuar kërkesën për interpretim autentik të nenit 368 të Ligjit për marrëdhënie obligative, të parashtruar nga deputeti Panço Minov dhe ka konstatuar se nuk është e arsyeshme. Për të gjitha tre pikat dhe për 14-të pikat e mbetura për të cilat ka përfunduar debati, votimi do të bëhet në orën 13:00, deri kur Kuvendi do të jetë në pushim. sa/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR