• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kuvendi jozgjedhor vjetor i SHGM-së: Hapat e vegjël çojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe përmirësimit të kushteve për punë në media

Kuvendi jozgjedhor vjetor i SHGM-së: Hapat e vegjël çojnë drejt realizimit të qëllimeve dhe përmirësimit të kushteve për punë në media
Shkup, 7 maj 2022 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i mbajti kuvendin jozgjedhor vjetor. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij përkujtoi në punën e bërë dhe projektet e realizuara, si dhe përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punonjësve mediatikë. "Viti 2021 ishte një vit tjetër i sfidave për gazetarinë, në kushte të vështira për punë dhe krizë shëndetësore për shkak të pandemisë së Kovid-19. Nevojitej shumë energji dhe aftësi për të punuar në kushte të tilla me probleme të shumta dhe për t'u dalë në ndihmë nevojave dhe kërkesave të anëtarëve të SHGM-së", thotë Çadikovski. Duke bërë një retrospektivë të vitit të kaluar 2021 dhe punës së SHGM-së, Çadikovski theksoi se kanë arritur të sigurojnë mbështetje për realizimin e disa projekteve, ku janë realizuar disa trajnime dhe ngjarje e takime të ndryshme me 400 pjesëmarrës. Si hap pozitiv, kryetari i SHGM-së e theksoi formimin e Seksionit të Gazetarëve të Rinj në kuadër të Asociacionit dhe punës aktive të anëtarëve në kuadër të planit strategjik për veprim në të ardhmen. Si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të SHGM-së, Qeveria e pranoi propozimin për ndryshime në Kodin Penal, me të cilin vendoset një sistem më efektiv për mbrojtjen e gazetarëve, duke dekurajuar sulmuesit e mundshëm në të ardhmen. Lidhur me sulmet ndaj punonjësve  mediatikë, kryetari i SHGM-së informoi se përqindja e rasteve të pastruara plotësisht të sulmeve ndaj gazetarëve është ende shumë e vogël, gjegjësisht pesë deri në dhjetë për qind të rasteve të regjistruara janë zgjidhur nga gjykata. Çadikovski informoi edhe për përfshirjen aktive në imunizimin kundër koronavirusit të punëtorëve mediatikë, në momentet kur ishte më e nevojshme.ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR