• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat

Kuvendi i zgjodhi zëvendësministrat

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites nga vazhdimi i sotëm i mbledhjes së 104-t i zgjodhi Tiron Jajagën zëvendësministër të Mbrojtjes, Viktoria Avramovska Madiqin zëvendësministre të Drejtësisë, Vjollca Berishën zëvendësministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manolevën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiun zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës. 

Të gjithë zëvendësministrat u zgjodhën njëzëri, por për Tiron Jajagën votuan 64 deputetë, ndërsa për zëvendësministrat e tjerë nga 65 deputetë. 

Me këtë ishte shter rendi i ditës së mbledhjes së 104-t për rikonstruimin e Qeverisë e cila filloi para tri javëve. 

Ministrat e rinj në Qeverinë e Kovaçevskit Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zgjodhën të hënën para mesnate. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR