• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi i RMV-së: Vazhdimësi në marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e përgjithshëm me Kubën

Kuvendi i RMV-së: Vazhdimësi në marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e përgjithshëm me Kubën

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Lupço Dimovski, kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe anëtarët Adnan Neziri, Rashella Mizrahi, Bobi Mojsovski dhe Lidija Tasevska, sot realizuan takim me ambasadoren e sapoemëruar të Kubës, Marieta Garsia Hordan.

Në fillim të takimit, siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit, kryetari i Grupit, Dimovski, e uroi Hordanin për emërimin e saj si ambasadore e re e Kubës dhe marrjen e detyrës, si dhe kryerjen me sukses të obligimeve të punës.

Vendi i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm me Kubën, por jemi të interesuar edhe për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ngritjen e dinamikës së dialogut politik në nivel parlamentar - tha Dimovski.

"Grupi për Bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve në Kuvendin e Maqedonisë formohet në vazhdimësi - theksoi Dimovski, ndërsa inicioi bashkëpunim edhe me Parlamentin e Kubës në të ardhmen për formimin e grupit përkatës me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit më të ngushtë parlamentar", thuhet në kumtesë.

Ambasadorja e Kubës, Hordani, sa i përket takimit dhe përshtypjes së parë, tha se na sheh si një grup miqsh shumë të mirë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, vendi ynë dhe Kuba kanë bërë shumë në marrëdhëniet bilaterale për më shumë se 20 vjet, edhe pse marrëdhënia historike është më e gjatë.

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet kanë në nivel multilateral, veçanërisht në kuadër të KB-së, si dhe mbështetja reciproke e kandidaturave për anëtarësim në trupat e ndryshëm të KB-së.

Pika tradicionale kubane – iniciativa për miratimin e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për çështjen e heqjes së plotë të embargos ekonomike amerikane ndaj Kubës, vazhdon të marrë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut.

Të pranishmit njëzëri e theksuan interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e vëllimit të tregtisë bilaterale, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara bilaterale në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, shkencës, turizmit, energjetikës, sportit etj. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR