• e martë, 24 dhjetor 2024

Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore për rritje lineare të pensioneve

Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore për rritje lineare të pensioneve

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) – Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve nga 2.500 denarë nga 1 shtatori i këtij viti dhe nga 1 marsi i vitit të ardhshëm.

Në mbledhjen e 14-të të Kuvendit, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtër, ishte votuar me 78 vota “për”. Rritja lineare e pensioneve është premtim zgjedhor i VMRO-DPMNE-së në pushtet. 

Me ndryshimet e miratuara, do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë më 1 shtator të këtij viti dhe më 1 mars të vitit të ardhshëm me qëllim, siç thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, sigurimin e rritjes së standardit jetësor dhe jetë më të mirë dhe më cilësore për pensionistët. 

Në vazhdimin e mbledhjes së sotme ishin shqyrtuar edhe raportet vjetore nga viti 2023 për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike, Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike Radio Televizioni i Maqedonisë, raporte financiare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Raporti vjetor për punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Raporti vjetor për punën e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Raporti për realizimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit. 

Më parë, deputetët e përfunduan debatin për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtër, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përderisa votimi do të bëhet në mënyrë shtesë. 

Deputetët e shqyrtuan propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me procedurë të shkurtuar, propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën juridike falas, me procedurë të shkurtuar propozimin për ligjin për ndryshimin e Ligjit për shfrytëzimin e të dhënave nga sektori publik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR