• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kuvendi i miratoi ligjet për praktika jokorrekte tregtare dhe për menaxhimin me pronën e sekuestruar

Kuvendi i miratoi ligjet për praktika jokorrekte tregtare dhe për menaxhimin me pronën e sekuestruar

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka miratuar Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore.

Ligji rregullon kushtet dhe mënyrën se si do të bëhet tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Aplikimi i tij pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, e me këtë edhe në cilësinë e produkteve.

Për herë të parë në vend është miratiar një zgjidhje e tillë ligjore, ku renditen 26 praktika të padrejta tregtare që do të rregullohen.

Me këtë propozim-Ligj pritet të eliminohet transferimi i pajustifikuar dhe joproporcional i rrezikut ekonomik nga një partner tregtar në tjetrin; ose të imponojë një çekuilibër të konsiderueshëm në të drejtat dhe detyrimet e një partneri tregtar ndaj një tjetri.

Tarifat e ngarkuara aktualisht në marrëdhëniet kontraktuale midis blerësit dhe furnizuesit, të cilat tarifa ndikojnë seriozisht në çmimin e shitjes me pakicë në dëm të konsumatorëve, do të konsiderohen si një praktikë e ndaluar tregtare e padrejtë.

Çelësi në këtë pjesë është konvergjenca dhe harmonizimi më i madh i legjislacionit nacional me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që ka transpozuar këtë Direktivë të BE-së, me qëllim të vendosjes së marrëdhënieve të drejta dhe të barabarta në lidhje me dominimin e fuqisë negociuese në tregtinë ndërmjet dy ose më shumë partnerëve të biznesit.

Kuvendi i miratoi gjithashtu edhe ligjet për Zyrën për kthimin e pronës, për drejtësinë për fëmijët, për instrumentet financiare, për prospektet dhe detyrimet e transparencës për emetuesit e letrave me vlerë, si dhe propozimin për interpretim autentik të nenit 70 paragrafi (3) të Ligjit për tokë ndërtimore.

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, e ndërpreu seancën e 148-të, për vazhdimin e së cilës do të ketë njoftim shtesë, ndërsa Kuvendi vazhdoi debatin pas vazhdimit të seancës së 140-të. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR