• e premte, 27 dhjetor 2024

Kuvendi e vazhdoi gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të vendit dhe për sigurimin e INP Idrizovë

Kuvendi e vazhdoi gjendjen e krizës në një pjesë të territorit të vendit dhe për sigurimin e INP Idrizovë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Kuvendi, sot pasdite në kuadër të seancës së 124-të, njëzëri me 62 vota “për” e miratoi vendimin për miratimin e  vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit. të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurisë së INP SHNP Idrizovë.

Paraprakisht në debat Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE theksoi se kjo është një përpjekje për të legalizuar, siç tha,  paaftësinë e kësaj Qeverie. 

 "Si Kuvend  ne aspk nuk kemi votuar vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të Komunës së Gazi Babës. Qeveria vetë ka shpallur një gjendje të tillë, ndërsa tani kërkon nga ne që ta vazhdojmë. Në Maqedoni mungojnë mbi 100 roje të burgjeve, ndërsa tani Qeveria po gjen zgjidhje që ushtria t'i ruajë të burgosurit. Ku në një vend tjetër ushtria ruan të burgosur. Nuk mundet ushtria të jetë polici. Ajo duhet të mbrojë popullin dhe tani që është polici është kundër popullit", tha Kovaçki.

 Pyeti se pse ai që është përgjegjës për punësimin e rojeve të burgut  në fillim të vitit nuk ka pranuar ushtarë të cilët kanë mbushur 45 vjet dhe mbarojnë me mandatin në ushtri.

Në replikë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se seanca është thirrur proceduralisht sepse Kuvendi është i obliguar të debatojë  lidhur me propozimin që del nga Ligji për Menaxhim me Kriza. 

 "Qëndrimin tim për atë ligj të gjithë e dini - se është antikushtetues dhe se nuk duhet të ekzistojë. Por, edhe ju e dini pse ekziston ligji dhe nëse keni problem me të duhet të ngrejmë një iniciativë tjetër", tha Xhaferi.

Shpjegoi  se në përputhje me atë zgjidhje ligjore, vendim për krizë shpall Qeveria, ndërsa para skadimit të afatit të gjendjes së krizës, Qeveria duhet t'i drejtohet Kuvendit për të marrë vendim nëse do ta zgjasë krizën apo do ta ndërpresë. 

 Foto: Prinskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR