• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi e shënon Ditën ndërkombëtare të romëve

Kuvendi e shënon Ditën ndërkombëtare të romëve

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Në Kuvend sot Grupi parlamentar ndërpartiak për mbështetje të të drejtave të romëve, përfshirja e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut (IPPG) së bashku me Komitetin për marrëdhënie mes komuniteteve, do ta shënojnë Ditën ndërkombëtare të romëve.

Siç është paralajmëruar, fjalime përshë[ndetëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarja e IPPG për mbështetje të romëve, përfshirja dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Latife Shikovska dhe Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive.

Video-fjalim do të kenë sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Antonio Guteresh dhe Roberta Macola, kryetare e Parlamentit Evropian.

Është planifikuar edhe ndarje ceremoniale e pllakave për kontributin e dhënë në procesin e integrimit të romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pllaka do t'i ndahet Zoran Dimov, kryetar i Rrjetit për përfaqësimin për zgjidhje sistemike dhe të përhershme për integrimin e romëve në shoqëri.

Në kuadër të festimit të Ditës ndërkombëtare të romëve, do të ketë një mundësi për të parë artefaktet historike të ekspozuara përmes fotove dhe videove. mb/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR