• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi e miratoi Ligjin për Strategji nacionale zhvillimore

Kuvendi e miratoi Ligjin për Strategji nacionale zhvillimore

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi sot me 62 vota "për" e miratoi Ligjin për Strategjinë nacionale zhvilimore, me procedurë të shkurtuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në paraqitjen e tij në debatin e përgjithshëm theksoi se Propozim ligji për Strategjinë nacionale zhvillimroe është me rëndësi të posaçme për shtetin tonë, si dhe për të ardhmen e qytetarëve të vendit.

Ai sqaroi se me votimin e këtij vendimi ligjor do të hapet rruga për miratim të Strategjisë nacionale zhvillimore si dokument më i lartë në kiearkinë e strategjive afatgjate planore për zhvillim nacional të shtetit.

Siç theksoi, Strategjia do të paraqesë dokument gjithpërfshirës për zhvillimin ekonomik,l social, ekologjik dhe kulturor i cili ka për qëllim të sigurojë ambient pozitiv për konsensus nacional dhe prioritete afatgjate zhvillimore për shtetin, të cilat do të jenë sfida kyçe në 20 vitet e ardhshme.

Ai përkujtoi se për këtë vendim të propozuar ligjor janë mbajtur disa debate publike në Kuvend.

Për këtë Propozim ligj nuk u parashtruan amandamente. Propozues të Propozim ligjit ishin Arbër Ademi, Atnan Neziri, Dime Vellkovski, Jovan Mitrevski, Ljupço Prenxhov dhe Nikolla Micevski.

Pas miratimit të Ligjit, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski e ndërpreu mbledhjen e 135-të dhe paralajmëroi se për vazhdimin e saj deputetët do të njoftohen plotësisht. ab/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR