• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi duhet ta vazhdojë mbledhjen e 17-të

Kuvendi duhet ta vazhdojë mbledhjen e 17-të

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) – Kuvendi sot në orën 14 duhet ta vazhdojë mbledhjen e 17-të në të cilën në rend dite janë shumë ligje me procedurë të shkurtër. 

Në vazhdimin e kaluar të mbledhjes së 17-të filloi debati për Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore, ndërsa në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit për gjelbërim urban, të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe sipërfaqeve afariste të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Ligjit për rrugë shtetërore, të Ligjit për kohën e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe për aparatet e regjistrimit në komunikacionin rrugor, të Ligjit për shërbime postare, të Ligjit për vendskijime, të Ligjit për banim, të Ligjit për autokampe, të Ligjit për tokë ndërtimore, të gjitha me procedure të shkurtër. 

Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, për ndryshimet e Ligjit për planifikim urban, për ndryshimin e Ligjit për aviacion, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lundrim të brendshëm, për ndryshimet e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, për ndryshimet e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor, për ndryshimet e Ligjit për teleferikë dhe ski-lifte, për ndryshimet e Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin hekurudhor, për ndryshime të Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtër. 

Në rend dite të mbledhjes janë edhe Propozimi i strategjisë kombëtare zhvillimore 2024-2044 – në lexim të dytë dhe Propozimi i programit për zbatimin e Strategjisë Kombëtare Zhvillimore për periudhën 2024 – 2028.

Paradite në Kuvend mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për çështje të rregullores dhe mandatit dhe imunitetit, në të cilin pritet të verifikohet mandati i Katerina Dimitrovska, e cila do të jetë deputetja e re në Kuvend. Dimitrovska vjen në vendin e Marija Miteva, e cila dha dorëheqje dhe u bë zëdhënëse e Qeverisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR