• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi do të vazhdojë me seancën për zgjedhjen e ministrave të hënën

Kuvendi do të vazhdojë me seancën për zgjedhjen e ministrave të hënën

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi të hënën do të vazhdojë debatin pas seancës së 104-të për Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Deputetët vazhduan punën edhe pas orës 18:00, ndërsa pas disa fjalimeve dhe vërejtjeve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën. Për shkak të festave të ardhshme fetare, ai bëri të ditur se Kuvendi do të rifillojë punën pas kësaj seance të hënën.

Deputeti Borislav Kërmov nga e Majta gjatë debatit iu referua fjalës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ndër të tjera vlerësoi se nuk e kupton arsyetimin për rotacionin e Alternativës me Aleancën për Shqiptarët në koalicionin qeveritar. Sipas tij, arsyetimi i pretenduar se synimi është një koalicion evropian etj, nuk qëndron, në përmbledhje, bëhet fjalë për një blerje klasike “qeveritare dita-ditës”, dhe siç tha ai, peng i plotë i LSDM-së nga BDI-ja.

Sipas tij, “LSDM tashmë de fakto është partner i pakicës, numri i deputetëve nuk është relevant dhe shumica e ministrive nuk janë në duart e tyre”. “Mbi 90 për qind të institucioneve kyçe i mban BDI-ja, për LSDM-në janë vetëm thërrimet, padyshim motivimi i vetëm është vazhdimi i bizneseve”, thotë Kërmov.

BDI, nga ana tjetër, sipas tij, tani ka dy probleme, i pari është të pengojë bashkimin e opozitës shqiptare dhe i dyti është fraksioni i brendshëm. Hyrja e ASH-së në Qeveri thuhet se do të jetë për një vit dhe më pas kjo parti do të delegjitimohet. "Për fraksionin e brendshëm, i cili ka tre deputetë me hyrjen e Aleancës, fuqia e zjarrit është zvogëluar dhe pothuajse nuk kanë pushtet dhe tani BDI mund t'i përkushtohet spastrimit të brendshëm", tha Kërmov.

Arta Bilalli Zendeli nga BDI i replikoi për qëndrimet e shprehura për problemet në parti.

"BDI -jamund të ketë jo dy, njëmijë probleme, por sa të merresh me BDI-në, rejtingu i partisë vetëm do të rritet. Dhe në fund do të vijnë zgjedhjet ku të gjithë do të marrim atë që meritojmë", tha Bilalli Zendeli.

Me rikonstruimin e Qeverisë, Krenar Loga është propozuar ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova për Ministër të Mjedisit  Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Debati për zgjedhjen e ministrave të rinj ka nisur dje, pas një debati 10-ditor, janë shkarkuar ministrat e Alternativës, të Shëndetësisë Bekim Sali, të Shoqërinë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri pa portofol për diasporën Xhemail Çupi.

Në seancën e 104-të pas zgjedhjes së ministrave duhet të diskutohet dhe votohet për shkarkimin e pesë zëvendësministrave dhe të emërohen të rinj. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR