• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi do të nisë seancën e 120-të dhe do të votohen ligjet nga seancat e tjera

Kuvendi do të nisë seancën e 120-të dhe do të votohen ligjet nga seancat e tjera

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Kuvendi sot do ta fillojë seancën e 120-të në të cilën në rend dite janë 24 pika për debat. Për sot janë caktuar edhe vazhdimet e seancave të 71-të, 103-të, 111-të, 115-të dhe 117-të, të cilat pritet të votojnë ligjet për të cilat tashmë ka përfunduar debati i përgjithshëm.

Në seancën e 120-të janë propozimet për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Administratë, për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe shërbime për menaxhimin me mbetje komunale si dhe raportet vjetore të Agjencisë për Mbikqyrjen e Sigurimeve, për Revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit për vitin 2022.

Në rend dite janë edhe strategjia fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024-2028, Projekt llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për transportin ndërkombëtar ujor në liqenin e Ohrit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, në procedurë të shkurtuar, paraqitur nga deputetët Bojan Stojanoski, Nikolla Micevski, Beti Stamenkoska Trajkoska, Lidija Petkoska, Aleksandar Veljanovski, Aleksandar Nikollovski, Angelinka Petkova, Toni Jarevski, Olga Lozanovska, Jadranka Pockova, Dajanço Eftimov dhe Dafina Stojanoska. Në rend dite janë edhe ligje dhe propozime të tjera nga Qeveria dhe deputetët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR