• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi do të mbajë vazhdimin e tri seancave

Kuvendi do të mbajë vazhdimin e tri seancave

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi sot duhet të mbajë vazhdimin e tri seancave.

Në rendin e ditës të seancës së 138-të janë katër ligjet nga pakoja e ligjeve të përgatitura nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Propozim për ligjin për ngritjen profesionale dhe aftësimin e zyrtarëve administrativë, Propozim për ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimi digjital, Propozimi i Ligjit për zyrtarët administrativ dhe Projektligji për të punësuarit në sektorin publik, të gjitha në procedurë të shkurtuar, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me rrjedhat shtetë të mbetjeve. Propozim i ligjit për drejtësi për fëmijët, në lexim të parë, Propozim i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim i ligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financim shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës ndërkombëtarëve për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore dhe Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, me procedurë të shkurtuar dhe propozim-ligje të tjera.

Nga kjo seancë është tërhequr nga rendi i ditës Propozimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për Aokatinë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të seancës së 135-të, deputetët do të diskutojnë për Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, Propozimin e ligjit për ndryshiminn e Ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së veriut për vitin 2023, Popozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdes shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, Propozimin e ligjit për falje - në lexim të parë, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit - lexim të parë dhe propozim-ligje të tjera.

Në rendin e ditës të seancës së 95-të janë Propozimi i Ligjit për ratifikimin e Dokumentit referues për rregullativën vendore në shërbimet me Listë për ndryshimin e Listës së obligimeve specifike në shërbime, Propozim i vendimit për miratimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim për vitin 2023 të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, Planin financiar i Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve për vitin 2023, Raportit të posaçëm të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për situatat e krijuara në financimin e fushatës zgjedhore - Zgjedhjet lokale për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, kryetarit të Komunës së Qendër Zhupës dhe Këshillit të Komunës së Tetovës në vitin 2022. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR