• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuvendi do ta mbajë seancën e 12-të

Kuvendi do ta mbajë seancën e 12-të

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 12-të në të cilën janë disa propozim-ligje në lexim të parë në fushën e shëndetësisë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor në lexim të dytë.

Në rend dite në leximin e parë janë propozimet për ndryshimin e ligjeve për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga rrezatimi, për inseminimin e asistuar biomjekësor, për ndërprerjen e shtatzënisë, për të dhënat në fushën e shëndetësisë, për ndalimin e zhvillimit, prodhimi, grumbullimi dhe përdorimi i armëve kimike, propozime për ndryshimin e ligjeve për sigurinë e furnizimit me gjak, për shëndetin mendor, për zhvillim të vazhdueshëm profesional të doktorëve të mjekësisë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor vullnetar.

Në seancën e sotme parlamentare në rend dite, ndër të tjera, janë edhe disa propozim-ligje në procedurë të shkurtuar: plotësimi i Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, ndryshimi i Ligjit për kulturën, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, për ndryshimin e Ligjit për transportin e substancave të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, për ndryshimin e Ligjit për transportin në komunikacionin rrugor, për ndryshimin e Ligjit për lojën dhe gjuetinë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sportin...

Gjithashtu edhe propozim-ligjet në lexim të parë - për shpalljen e kanionit të Matkës monument të natyrës, për shpalljen e kënetës së Studençishtës park natyror dhe Propozim-ligjin për shpalljen e liqenit të Ohrit monument natyror.

Para deputetëve do të jetë edhe Propozim-vendimi për formimin e Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për monitorimin e përfaqësimit të duhur dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR