• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kuvendi debaton për planin financiar të Komisionit rregullator energjetik

Kuvendi debaton për planin financiar të Komisionit rregullator energjetik

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Kuvendi sot vazhdoi seancën e 135-të në kuadër të të cilit diskutoi për Propozimin e planit financiar të Komisionit Rregullator për Shërbime të energjisë dhe ujërave dhe Shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Deputetët nga opozita theksojnë se me propozim vendimin janë paraparë 230 milion denarë të shpenzohen nga Komisioni Rregullator Energjetik, që, siç vlerësuan ata, paraqet një humbje reale dhe është një rritje prej 180 për qind krahasuar me buxhetin e vitit 2018. Plani financiar për KRRE-në në vitin 2018 ishte rreth 80 milion denarë. Në planin financiar të këtij viti, dallimi më i madh është blerja e hapësirës së biznesit për të cilën janë planifikuar 91.475.000 denarë ndërsa, siç thonë ata, për atë hapësirë ​​nuk ka asnjë dokument pronësie.

"Qytetarët duhet ta dinë se paguajnë 21.951 euro për kafet e KRRE-së, 400.000 denarë për marrjen me qira të printerëve nga KRRE-ja, se numri i të punësuarve partiak është dyfish më i lartë dhe këtë vit janë paraparë edhe 10 punësime të reja. Prandaj qytetarët paguaj kot nga 200 denarë", tha Mirçe Axhioski nga VMRO-DPMNE-ja. 

Kolegia e tij, deputetja Silvana Angeleska, ndër të tjera, theksoi se në buxhetin e KRRE-së për këtë vit për 78 për qind po rriten shpenzimet për trajnime, për udhëtime pune është 4.400.000 denarë, për kushte intelektuale dhe kushte të tjera gati pesë milionë denarë, kurse për paga dhe shtesa rritja është për 41 për qind nga viti 2023, që parashikon punësimin e 10 personave të rinj.

Ka replikuar kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski i cili tha se buxheti i përgjithshëm i KRRE-së sigurohet përmes tarifës në përqindje nga të hyrat e përgjithshme të kompanive që kryejnë veprimtari energjetike dhe nga arkëtimi për licencat e dhëna e cila në vitin 2024 zvogëlohet për 20 për qind. 

"Këto 91 milion denarë të cilat i përmendët janë para të cilat janë kursyer nga Komisioni rregullator. Do të thotë që paratë sigurohen nga puna shtëpiake dhe e përgjegjshme. Jo vetëm nga ne, por edhe nga ish-kompozimet e KRRE-së dhe janë të destinuara për blerjen e hapësirës së re për zyra në kuadër të të njëjtit objekt ku jemi tani", tha Bislimovski.

Ai theksoi se KRRE-ja do t'i rekomandojë Qeverisë të njëjtat kushte që janë të parapara në projektet strategjike që të mos ketë dyshim se ato vlejnë edhe për kompanitë vendore. "Ajo formulë që vlen për Mitileneos duhet të jetë e vlefshme edhe për kompanitë e Maqedonisë, duhet të jetë e vlefshme edhe për EMV-në. I njëjti çmim me të cilin EMV-ja do të blejë energji elektrike nga investimi francez duhet të vlejë edhe për centralet fotovoltaike të ndërtuara tashmë në vend. Do ta shtyjmë atë iniciativë deri në fund së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë", tha Bislimovski. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR