• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kuvendi debatoi për zgjedhjen e prokurorit shtetëror publik, vazhdimi i debatit do të caktohet plotësisht

Kuvendi debatoi për zgjedhjen e prokurorit shtetëror publik, vazhdimi i debatit do të caktohet plotësisht

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi në kuadër të pjesës së pasdites të punës së sotme pas rendit të ditës të mbledhjes së 140-të debatoi rreth Propozimit për emërim të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. për vazhdimin e mbledhjes deputetët do të njoftohen plotësisht.

Gjatë debatit, për fjalë u paraqitën vetëm deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Ata akuzuan për keqpërdorime të shumta në Prokurorinë publike nga prokurori i kaluar publik, i cili, siç thanë, ka përfaqësuar vetëm intereda partiake dhe dukshëm ka kontribuuar për rrënimin e besimit në gjyqësi.

Sipas tyre, pushtetit i shpejtohet para zgjedhjeve ta plotësojnë edhe këtë pozitë të lartë publike me kandidat partiak. Siç cekën, për funksionin janë paraqitur tre kanddidatë prej të cilëve vetëm një - Ljupço Kocevski e kaloi filtrin e partisë në pushtet. Ai tani është kandidati i vetëm për zgjedhje në këtë pozitë të lartë edhe pse është tërësisht i panjohur për opinionin dhe nuk dihet asgjë për profesionizmin e tij për funksionin që duhet ta kryejë në gjashtë vitet e ardhshme. krahas kësaj, shtuan, tashmë është edhe para pensionit, ndërkaq edhe opinioni i ekspertëve dha rekomandim se nuk i plotëson kriteret për pozitën e prokurorit shtetëror publik.

Asnjëri nga deputetët nga shumica në pushtet nuk u paraqit për fjalë apo për replikë.

Para pauzës së rregullt të mesditës në kuadër të mbledhjes së njejtë, me 65 vota "për" dhe 26 "kundër" deputetët për gjykatës të ri në Gjykatën kushtetuese e votuan Ana Pavllovska-Daneva, profesoreshë në Fakultetin juridik "Justiniani i Parë" në Shkup.

Për nesër është caktuar mbledhja e Kuvendit për shkarkim të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir mexhiti dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, që të dy nga Aleanca për shqiptarët, të cilët e mbështetën kryetarin aktual të partisë, Arben taravari, i cili po angazhohet për koalicion parazgjehdor me Lidhjen evropiane për ndryshim. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR