• e premte, 27 dhjetor 2024

Kutirov në Bruksel: Drejtoria doganore një nga hallkat kyçe në procesin e aderimit në BE

Kutirov në Bruksel: Drejtoria doganore një nga hallkat kyçe në procesin e aderimit në BE

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Drejtoria doganore me mbështetje të Qeverisë, u qas me përkushtim të plotë të procesit për integrimin e shtetit tonë në BE, duke ndërmarrë një set aktivitetesh për mbrojtjen e shoqërisë dhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë, me çka do të vendosen bazat për funksionimin e tregut të vetëm, theksoi drejtoresha e Drejtorisë doganore, Sllavica Kutirov, në fjalimin e sotëm në takimin bilateral për gatushmërinë e shtetit në fushën e Drejtorisë doganore në Bruksel.       

Siç kumtoi Drejtoria doganore, takimi bilateral mbahet sot dhe nesër në Bruksel, me ç'rast përfaqësuesit e grupit punues në fushën e Drejtorisë doganore do t'i prezantojnë rezultatet e arritura nga aktivitette e deritanishme, si dhe politikat dhe masat e ardhshme që do të ndërarrin në pjesën e Doganës.

Kutirov në takim e theksoi gatishmërinë e institucionit në fushën e Unionit doganor, si dhe gatishmëria dhe vizioni i qartë për planet e ardhshme të drejtorisë, me theks të veçantë në digjitalizim.

"Drejtoria doganore dhe Ministria e Financave janë të fokusuara në përgatitjen e Ligjit të ri doganor dhe akteve nënligjore shoqëruese, si bazë për aplikimin operacional të sistemeve dhe procedurave të reja të IT-së në punët doganore. Gjatë procesit të anëtarësimit në BE, në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të monitorojmë harmonizimin e ardhshëm të legjislacionit doganor të BE-së, si dhe harmonizimin që rezulton nga reforma e re në Unionin doganor të BE-së”, tha ndër të tjera Kutirov. mb/

Fotoë. Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR