• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kushtetuesja nuk ka iniciuar procedurë për ndryshimet e LMP-së lidhur me orarin e punës nga Marrëveshja me “Behtel dhe Enka”

Kushtetuesja nuk ka iniciuar procedurë për ndryshimet e LMP-së lidhur me orarin e punës nga Marrëveshja me “Behtel dhe Enka”

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese vendosi të mos iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tre neneve të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës. Vendimi vijon pas lëndës e cila ishte formuar pas iniciativave të partisë politike E Majta, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Sindikatës për ndërtimtari, Industri dhe projektim në lidhje me orët e punës lidhur me realizimin e Marrëveshjes me “Behtel dhe Enka”.

Siç informoi në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e Kushtetueses, Hristina Bellovska nuk janë pranuar pretendimet në iniciativat e parashtruesve të kërkesës, pasi siç tha ajo, "Gjykata nuk konstatoi antikushtetutshmëri në dispozitat që ndër të tjera rregullojnë punën e orarit shtesë për projekte me rëndësi strategjike kombëtare.

Siç theksoi ajo, neni 117-a i kontestuar parashikon se me përjashtim të punës në projekte me rëndësi strategjike kombëtare, ndërsa për shkak të nevojës për vazhdimësi në punë, puna e orarit shtesë mund të zgjasë më shumë se tetë orë në javë dhe 190 orë në vit, me pëlqim paraprak me shkrim të punonjësit.

"Sipas Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza pretendimet se nuk ka kufi të sipërm për punën jashtë orarit. Ajo është përcaktuar pikërisht në paragrafin 2 të nenit kontestues, apo se puna mbi 40 orë në javë konsiderohet dhe paguhet si jashtë orarit, me respektim të detyrueshëm të dispozitave për pushim ditor dhe javor në pajtim me nenet 133 dhe 134 të Ligjit për marrëdhëniet e punës. Janë këto nene që rregullojnë të drejtën e pushimit ditor, pra të drejtën e punëtorit për të patur një pushim ditor prej 12 orësh të pandërprerë ndërmjet dy ditëve të njëpasnjëshme pune dhe të drejtën e punëtorit për pushim javor që zgjat të paktën 24 orë pa ndërprerje", tha ajo.

Lidhur me pëlqimin me shkrim nga ana e punonjësit Neni 32 paragrafi 4 i Kushtetutës parasheh se kushdo ka të drejtën e pushimit ditor, javor dhe vjetor me pagesë dhe se punonjësit nuk mund të heqin dorë nga këto të drejta.

Pëlqimi me shkrim, siç tha paraqet mbrojtje shtesë për punonjësin se nuk mund të urdhërohet të punojë jashtë orarit kundër vullnetit të tij dhe mbi kufirin ligjor.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se neni kontestues 1 nuk bie ndesh me nenin 32 të Kushtetutës, sipas të cilit të drejtat e punëtorëve realizohen me ligj dhe me marrëveshje kolektive, gjegjësisht Gjykata vlerësoi se në këtë rast nuk ka asnjë kërcënim për të drejtat e punës, sepse ai nen nuk i referohet të drejtës së punëmarrësit për pagë.

Ajo shtoi se në lidhje me pretendimet për shkelje të mundshme të sigurisë dhe shëndetit në punë të punëtorëve, Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të hyjë në debat për çështjet e supozuara, duke marrë parasysh faktin se ato marrëdhënie ndërmjet punëtorit dhe punëdhënësit rregullohen nga kontratat e punës dhe është detyrë e Inspektoratit Shtetëror të Punës të kontrollojë nëse ato të drejta dhe detyrime respektohen.

Bellovska theksoi se deklarata e sotme e Gjykatës Kushtetuese nuk i përmban të gjitha argumentet e Gjykatës, por është një pjesë e shkurtër e disa çështjeve që ishin hapur për publikun e që ndër të tjera ishin pjesë e analizës kushtetuese-gjyqësore.

Në lëndë e diskutuar në seancën e sotme të 11-të të Gjykatës Kushtetuese u kundërshtuan nenet 1, 2 dhe 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës. Sipas parashtruesit E Majta, norma ligjore e cila përcakton se puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se tetë orë në javë dhe 190 orë në vit, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonjësit, është regresive, degraduese dhe është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Sipas parashtruesit Komiteti i Helsinkit, ndër të tjera, dispozitat e kontestuara janë në kundërshtim me Kushtetutën, gjegjësisht thuhet se braktisin nivelin e mbrojtjes që ofrojnë rregulloret pozitive juridike dhe konventat ndërkombëtare dhe tentohet të vendoset një mekanizëm për të anashkaluar rregullat tashmë të vendosura, gjë që krijon rrezik për trajtim të pabarabartë dhe diskriminim të një grupi të caktuar punëtorësh me akt ministror.

Në nismën e tretë parashtruesit deklarojnë se dispozitat e kundërshtuara janë në kundërshtim me nenin 109, 1110 dhe nenin 134 paragrafi 2 të Ligjit të punës, si dhe me nenin 36 paragrafi 2 të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat në fushën e ekonomisë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR