• e mërkurë, 21 janar 2026

Kush është presidenti i ri polak Karol Navrocki - historian, bokser dhe huligan, simpatizant i lëvizjes MAGA

Kush është presidenti i ri polak Karol Navrocki - historian, bokser dhe huligan,  simpatizant i lëvizjes MAGA

Varshavë, 2 qershor 2025 (MIA) - Në raundin e dytë të zgjedhjeve dje polakët zgjodhën 42 vjeçarin Karol Navrocki për president të tyre, një historian me të kaluar hiligani, kryetar i Institutit për Kujtesë Kombëtare, ish bokser, inspirimi politik i të cilit është lideri amerikan Donald Tramp dhe lëvizja MAGA.

Pas numërimit të votave nga të gjitha qendrat e votimit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se Navrocki, kandidat i populistëve konservator nga partia "Ligji dhe drejtësia", ka fituar 50, 89 për qind të votave, ndërsa kandidati i koalicionit qeveritar, prefekti proevropian liberal i Varshavës, Rafal  Trzhaskovskit, ka fituar 49,11 për qind.

Presidenti polak Andzhej Duda në mëngjes uroi Navrockin dhe në platformën X tha se falënderon votuesit që ndërmorën përgjegjësinë për vendin.

Fitorja e Navrockit, i cili u mbështet plotësisht në fushatë në të dy raundet nga përfaqësues të administratës amerikane, dhe vetë Donald Tramp bëri një foto me të me gishtin e madh në Zyrën Ovale gjatë fushatës, që pasqyroi ndarjen e thellë në shoqërinë polake.

Analistët thonë se i zgjedhuri është një historian me një të kaluar të dyshimtë, një boksier në rininë e tij dhe një pjesëmarrës në trazirat dhe luftimet huligane në vendlindjen e tij Gdanjsk. Barra e skandaleve të tjera qëndron pas tij, ai abuzoi me një polak të moshuar për të blerë me mashtrim një studio komunale të lirë në Gdanjsk dhe si roje sigurie në Grand Hotel në rininë e tij ai u shiste prostituta mysafirëve. Sipas tyre, kjo nënkupton edhe fundin e planit të qeverisë pro-evropiane, demokratike të kryeministrit Donald Tusk për të rivendosur shtetin e së drejtës pas tetë vjet shpërbërjeje të drejtuar nga Jaroslav Kaçinski dhe populistët nga "Ligji dhe Drejtësia".

Humbjes së Trzhaskovskit i kontribuoi edhe zhgënjimi i votuesve me koalicionin qeverisës, i cili për një vit e gjysmë dështoi të zbatojë një pjesë të madhe të premtimeve të tij zgjedhore për shkak të vetos së vazhdueshme të presidentit Duda që bllokoi apo dërgoi peticionet në Gjykatën Kushtetuese të kontrolluar nga opozita.

Është e pasigurt se si do të reagojë kryeministri Tusk, pasi është e qartë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kthimi i Polonisë në lojtarët kryesorë në Bashkimin Evropian, dhe në vend nga çmontimi i elementeve autoritare të reformës populiste që politizoi median dhe gjykatat me Navrockin si president. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR