Kurti: Nuk ka tekst të përfunduar, prandaj nuk ka marrëveshje
- Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediat kosovare pas takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 18 mars, 2023
Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediat kosovare pas takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
"Liqeni i Ohrit është një liqen tektonik, vend i qetë dhe i bukur. Me këtë rast, përveç se jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë se marrëveshja e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt do të vazhdojë përmes bisedimeve për planin e implementimit dhe në këtë mënyrë të përfundojë marrëveshja për normalizim”, ka thënë Kurti.
Kurti theksoi se do të vazhdojnë bisedimet mbi planin e implementimit, pasi siç tha, "nuk ka tekst të përfunduar".
“Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
Foto: Printskrin nga video